BE, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara sapo kanë lëshuar një deklaratë të koordinuar që dënon akoma më ashpër pushtimin rus.
“Ndërsa forcat ruse lëshojnë sulmin e tyre ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, ne jemi të vendosur të vazhdojmë t’i imponojmë Rusisë kosto që do ta izolojnë më tej Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe nga ekonomitë tona,” thonë ata.
Masat që do të zbatohen në ditët në vijim përfshijnë heqjen e “bankave të zgjedhura ruse nga sistemi i Swift”.
“Kjo do të sigurojë që këto banka të shkëputen nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe të dëmtojë aftësinë e tyre për të operuar globalisht.”
Sëift është arteria financiare globale që lejon transferimin e qetë.
Lajmin e bëri të ditur Presidentja e KE-së, Ursula von der leyen ku tha se ky lloj sanksionimi do të mundësojë paralizmimin e aseteve ruse si dhe do të ngrijë transaksionet.
"Në koordinim me BE, Francë, Gjermania, Itali, Mbretëri e Bashkuar, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara unë tani do t'u propozoj masa të reja udhëheqësve të BE-së për të forcuar përgjigjen tonë ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe për të gjymtuar aftësinë e Putinit për të financuar makinën e tij të luftës.
Së pari, ne angazhohemi të sigurojmë që një numër i caktuar bankash ruse të hiqen nga SWIFT. Kjo do t'i ndalojë ata të veprojnë në mbarë botën dhe do të bllokojë në mënyrë efektive eksportet dhe importet ruse. Së dyti, ne do të paralizojmë asetet e bankës qendrore të Rusisë. Kjo do të ngrijë transaksionet e saj. Dhe kjo do ta bëjë të pamundur që Banka Qendrore të likuidojë asetet e saj."
Direkt pas saj përmes një Tweeti ka reagaur edhe Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.
"Deklaratë e pwrbashkë e BE, Francë, Gjermania, Itali, Mbretëri e Bashkuar, Kanada dhe SHBA për sanksione shtesë për të izoluar Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe ekonomitë tona, duke përfshirë heqjen e bankave të zgjedhura ruse nga SWIFT, duke penguar Bankën Qendrore Ruse të vendosë rezervat e saj ndërkombëtare", shkruan Kim e cila ka bashkëngjitur edhe deklaratën.
Që prej aneksimit të Krimesë dhe kërcenimeve aso kohe (më 2014) për ta hequr Rusinë nga Swift, Rusia nisi të krijojë një sistem alternativ për transaksionet ndërkombëtare.
Çka do të thotë se transaksionet nuk është se do të bllokohen, thjesht kompanitë do e kenë më të vështirë për të kryer transaksionet, me gjasë nuk janë aq të shpeshta sa Swift por do zgjasin në kohë. Kjo mbetet të parë se si do funksionojë sistemi alternativ i Rusise dhe sa te sigurta do jenë transfertat, se një nga pikat e forta të Swift është edhe që i gjurmon transfertat. Ky sistem që ka ndertuar Rusia ka të anëtaresuara mbi 400 banka deri tani (dhjetra janë banka nga shtetet e ish Bashkimit Sovjetik). Swift përfshin rreth 11 mijë institucione financiare nga mbi 200 shtete dhe selinë e ka në Belgjikë. Sigurisht që këto sanksione janë të rënda, Rusia do përballet me vështirësi të mëdha ekonomike, Rubla mund të zhvleresohet totalisht. Por duke qene se Rusia eksporton gaz dhe naftë edhe per Evropën, ndoshta do gjendet një zgjidhje tjetër pas këtyre sanksioneve.
Para pak minutash, SHBA, BE dhe shtetet perëndimore kanë vendosur të sanksionojnë Rusinë duke e hequr nga sistemi i menaxhimit SËIFT. Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der leyen e cila parashktron masat shtrënguese kundrejtë agresinit rus në shtetin Sovran të Ukrainës.
Deklaratë e Përbashkët për Masat e Mëtejshme Kufizuese Ekonomike, e plotë:
Ne, udhëheqësit e Komisionit Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara dënojmë luftën e zgjedhur të Putinit dhe sulmet ndaj kombit dhe popullit sovran të Ukrainës. Ne qëndrojmë me qeverinë dhe popullin ukrainas në përpjekjet e tyre heroike për t'i rezistuar pushtimit të Rusisë. Lufta e Rusisë përfaqëson një sulm ndaj rregullave dhe normave themelore ndërkombëtare që kanë mbizotëruar që nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat ne jemi të përkushtuar t'i mbrojmë. Ne do të kërkojmë llogari nga Rusia dhe kolektivisht do të sigurojmë që kjo luftë të jetë një dështim strategjik për Putinin.
Javën e kaluar, krahas përpjekjeve tona diplomatike dhe punës kolektive për të mbrojtur kufijtë tanë dhe për të ndihmuar qeverinë dhe popullin ukrainas në luftën e tyre, ne, si dhe aleatët dhe partnerët tanë të tjerë në mbarë botën, vendosëm masa të ashpra ndaj institucioneve kryesore ruse dhe bankat, dhe mbi arkitektët e kësaj lufte, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin.
Ndërsa forcat ruse lëshojnë sulmin e tyre ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, ne jemi të vendosur të vazhdojmë t'i imponojmë Rusisë kosto që do ta izolojnë më tej Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe nga ekonomitë tona. Ne do t'i zbatojmë këto masa brenda ditëve në vijim.
Konkretisht, ne angazhohemi të ndërmarrim masat e mëposhtme:
Së pari, ne angazhohemi të sigurojmë që bankat e zgjedhura ruse të hiqen nga sistemi i mesazheve SËIFT. Kjo do të sigurojë që këto banka të shkëputen nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe të dëmtojë aftësinë e tyre për të operuar në nivel global.
Së dyti, ne angazhohemi të vendosim masa kufizuese që do të pengojnë Bankën Qendrore Ruse të vendosë rezervat e saj ndërkombëtare në mënyra që minojnë ndikimin e sanksioneve tona.
Së treti, ne angazhohemi të veprojmë kundër njerëzve dhe subjekteve që lehtësojnë luftën në Ukrainë dhe aktivitetet e dëmshme të qeverisë ruse. Në mënyrë të veçantë, ne angazhohemi të marrim masa për të kufizuar shitjen e shtetësisë - të ashtuquajturat pasaporta të arta - që lejojnë rusët e pasur të lidhur me qeverinë ruse të bëhen qytetarë të vendeve tona dhe të kenë akses në sistemet tona financiare.
Së katërti, ne angazhohemi të hapim javën e ardhshme një grup pune transatlantik që do të sigurojë zbatimin efektiv të sanksioneve tona financiare duke identifikuar dhe ngrirë asetet e individëve dhe kompanive të sanksionuara që ekzistojnë brenda juridiksioneve tona. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ne jemi të përkushtuar të zbatojmë sanksione dhe masa të tjera financiare dhe të zbatimit ndaj zyrtarëve dhe elitave ruse të afërta me qeverinë ruse, si dhe familjeve të tyre, si dhe mundësive të tyre për të identifikuar dhe ngrirë pasuritë që ata mbajnë në juridiksionet tona. . Ne gjithashtu do të angazhojmë qeveri të tjera dhe do të punojmë për të zbuluar dhe penguar lëvizjen e përfitimeve të paligjshme dhe për t'u mohuar këtyre individëve mundësinë për të fshehur pasuritë e tyre në juridiksione anembanë botës.
Së fundi, ne do të rrisim ose koordinojmë kundër dezinformimit dhe formave të tjera të luftës hibride.
Ne qëndrojmë me popullin ukrainas në këtë orë të errët. Edhe përtej masave që po shpallim sot, ne jemi të përgatitur të marrim masa të mëtejshme për të kërkuar llogari nga Rusia për sulmin e saj ndaj Ukrainës.
Po perdorimi indirekt i Rusise e Belarus i vendeve te dyta,te treta(sidomos e atyre qe s'pranojne te denojne agresionin,ose atyre qe jane shume larg,ose qe nuk jane te rendesishem) indirekt per te bere transaksione si dhe i bankave te vogla eshte marre parasysh nga Perendimi?
PërgjigjuSipas gojeve te liga, thone qe Putini eshte me kancer, kjo duhet kohe te vertetetohet.Ndersa per sa i perket konfliktit Putini nuk ben kthim mbrapa, se kjo do te ishte shkaterrim, per poziten e tij, ndersa sa per sanksionet nuk e kane problem fare keta, si Bjellorusia, ashtu dhe Rusia. Perpara se te shperthente Covidi une isha ne Bjellorusi, vete personalisht, fluturova nga Viena, kur zbrita ne Minsk, nuk kishte asnje qytetar te huaj ne ate aeroport, ishte bosh pa jete. Ndersa kur morra taksine, per te shkuar tek hoteli ku qendrova, pashe vetem slogane dhe pankarta vetem ne gjuhen Kineze, ne te dyja anet e rruges, dhe gjysma e Minskit ishte vetem me shtetas Kinez mbushur. Tani llogaritjen e beni vete ju, se ku kane arritur gjerat. Asnje malle Perendimor nuk pashe ne dyqane, vetem malle Kinez gjithandej.
Përgjigjuesht zgjidhur me kohe, swift esht gje e vjeter, ka 1 milione menyra per ti bere bypass, rusia ka kohe qe e ka studiuar edhe nuk e shef fare si problem
PërgjigjuPatjter qe po..po "espertet" mendojbe se ky ishte sherr i casrir dhe i superplanifikuar...oops harruan qe mund te kishte sanksione..tre vitet e fundit rusia ka gru.bullar trilliona ne valute the gold..
Po gari po
Gafa e Putinit ishte sepse nenvleftesoi kundershtarin. Llogariti qe do perkrahej nga filoruset dhe do e permbyste pushtetin per 2-3 dite. Llogariti qe bota do kishte percarje nga situata qe do krijohej. Shpresojme qe cmenduria e tij te kufizohet dhe te mos perdore armet baktereologjike e berthamore.
Përgjigjuehu ata e kan zgjidhur me kohe, rusia do perdori blockchain edhe bitcoin do lejohet me ligj, bye bye
PërgjigjuDo dorezohet kafsha putin,se nuk ka rruge tjeter
PërgjigjuBrut i ke rene pikes me ate punen e cmenduris se me kujtoi berishen. Kalofshi mir dhe qofshi me shendet
Jam 100% kunder tij por mos e mendo aq budalla..i cmenduri e ka me te lehte ti vere zjarrin botes se te terhiqet..