Problemet nuk kanë fund për Gleison Bremer dhe për stafin teknik të Juventusit. Mbrojtësi brazilian ka pësuar një tjetër dëmtim, që pritet ta mbajë larg fushave për disa javë.
Sipas raportimeve zyrtare të klubit bardhezi, testet mjekësore kanë zbuluar këputje të meniskut medial në gjurin e majtë, një dëmtim që e detyroi Bremerin të mungojë në duelin ndaj Milanit.
Dëmtimi i tij përbën një goditje të madhe për trajnerin Igor Tudor, pasi mbrojtësi ishte një nga shtyllat kryesore të repartit. Parashikimet fillestare tregojnë se Bremer do të mungojë për rreth një muaj e gjysmë, ndërsa në skenarin më optimist, ai mund të rikthehet në fund të nëntorit, për sfidën ndaj Fiorentinës.
Një periudhë e vështirë për Juventusin, që tashmë duhet të përballet me mungesën e një prej lojtarëve më të rëndësishëm në prapavijë.
Komente








