Goditje e rëndë për Kombëtaren, Berat Gjimshiti humbet ndeshjen kundër Polonisë

Goditje e rëndë për Kombëtaren, Berat Gjimshiti humbet ndeshjen kundër Polonisë

Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti do jetë për të paktën dy javë jashtë fushave të lojës. Mbrojtësi i Kombëtares dhe Atalantës u dëmtua në ndeshjen që bergamaskët humbën të shtunën e shkuar kundër Napolit 2-0 në Serie A.

Shtatëlarti doli nga fusha në minutën e 44 të pjesës së parë. Atalanta ka konfirmuar se Gjimshiti ka një dëmtim muskulor në kofshën e majtë dhe pas 7-10 ditësh do ketë më shumë informacion për gradën e dëmtimit.

Mediet në Itali tregojnë se mbrojtësi do kthehet në aktivitet vetëm pas ndeshjeve ndërkombëtare. Shqipëria luan me Poloninë në Varshavë më 27 mars për eliminatoret Euro 2024, me trajnerin Sylvinho që në debutimin me kuqezinjtë nuk do ketë gati shtyllën e ekipit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja