Përmirësimi i pagave të Policisë së Burgjeve është një nga prioritetet e ministrit të Drejtësisë. Ai tha se kjo do të mundësohet në hapësirën më të parë që do të lejojë buxheti.

“Trajtimi i policisë së burgjeve është në prioritetet e mia që të jetë i njëjtë. Jam në një bisedë intensive që në momentin e parë që na lejon buxheti një hapësirë për të rritur trajtimin financiar të tyre do ta bëjmë këtë gjë”, tha ministri.

I pyetur pse Drejtoria e Monitorimit s’ka ende drejtues, Gogu bëri me dije se do t’i besohet një magjistrati.

“Ministria e Drejtësisë meriton të ketë në mesin e saj magjistratë që kanë gjithë aftësinë që të shërbejnë në ministri. KLP, me gjithë mungesat dhe nevojat, kanë aprovuar kërkesën dhe shumë shpejt, ky departament do të drejtohet nga një magjistrat. Puna ka vazhduar, kemi pasur inspektime”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Ministri Gogu: Shërbim për pronat e qytetarëve në 2 ditë të javës! Burgu i Shënkollit do të kthehet në institucion të shëndetit mendor