Gol në ekstrem, Dortmund nuk dorëzohet për titullin! Paterborn-i Gjasulës 'firmos' rënien nga Bundesliga (VIDEO)

Pavarësisht se kampionati duket një mision i pamundur Dortmund vijon të mos dorëzohet. Skuadra verdhezi ka fituar sot me rezultatin minimal 0-1 në trasnefrtën e Dusseldorf në takimin e vlefshëm për javën e 31 të Bundesligës.

Golin e vetëm të takimit Dortmund-i i drejtuar nga Lusien Favre e realizoi në limitet e kohës së rregullt, pasi Haaland bëri heroin në minutën e 95, duke dërguar topin në rrjetë për tre pikët. Më shumë se për pikët kjo ishte edhe një fitore karakteri, pasi verdhezinjtë në këtë mënyrë deklarojnë se nuk dorëzohen kurrë edhe pse kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi kampionatit.

Ndërkohë në takimet e tjera të ditës së sotme Paterborn-i i Klaus Gjasulës pothuajse vulosi rënien nga kategoria, pasi u shkatërrua 1-5 nga Werder Bremen në shtëpi. Edhe pe matematika e mban ende në lojë është thuajse a pamundur të rikuperohen tetë pikë në tre javë kampionat.

Në takimin e të barabartëve mes Hertha të Berlinit dhe Eintracht Frankfurt fituese doli skuadra mikë që mori tre pikët falë rezultatit 1-4, ndërsa ndeshja tjetër e zhvilluar mes Koln-it dhe Union Berlinit përfundoi 1-2. Nga një pikë ndanë Wolsburgu me Freiburgu-n e Abrashit që barazim me rezultatin 2-2.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën