Gola, grintë dhe përmbysje nga të dy krahët/ Partizani mposht Kukësin në shtesë dhe fiton Superkupën e Shqipërisë

Gola, grintë dhe përmbysje nga të dy krahët/ Partizani mposht Kukësin në shtesë dhe fiton Superkupën e Shqipërisë

Partizani është fituesi i Superkupës së Shqipërisë. Skuadra kryeqytetase ka bërë të vetin për herë të dytë në historinë e saj këtë trofe pasi në ‘Elbasan Arena’ ka mposhtur me rezultatin 4-2 Kukësin, ekipin kampion të Kupës së Republikës.  

Kjo sfidë pati përmbysje nga të dy krahët dhe që do të ishte spektakolare kjo u pa që në minutën e 6 kur Mala zhbllokoi shifrat nga kënd shumë i prirët. Nga ky moment të kuqtë hoqën këmbën nga gazi dhe frerët e lojës i mori Kukësi, që pas disa tentativave arriti të barazonte më Mustën që fillimisht bëri ç’deshi në zonën e kuqe. Në pjesën e dytë do të ishte sërish protagonist Musta, i cili këtë herë me një supergol nga goditja e dënimit kaloi në epërsi për herë të parë në këtë sfidë Kukësin.

Pas këtij moment verilindorët patën disa raste të arta për të mbyllur takimin, por ligji i pashkruar i futbollit kush nuk shënon e pëson u zbatua edhe këtë herë. Në minutën e 88 sulmuesi Braun i future si zëvendësues barazoi shifrat në 2-2 pas tentativës së dytë radhazi si pasojë e një krosi të Trashit. Kaq u desh që Superkupa të vendosej në shtesë.

Me fillimin e kohës ekstra Partizani ishte me moral më të lartë dhe nuk kaloi shumë para se Braun të përmbyste gjithçka. Sërish sulmuesi edhe në këtë rast u shërbye nga Trashi. Kukësi shtanget dhe duket i pafuqishëm, teksa në minutën e 99 Braun do të vuloste shifrat me golin e tretë personal dhe të katërtin për Partizanin.

 

Në këtë mënyrë të kuqtë në 2019 fitojnë një tjetër Superkupë pas asaj në vitin 2004. Një trofe i cili përveçse shtohet në palmaresin e Partizanit tregon edhe se kryeqytetasit mbeten pretendentët kryesore për kampionatin që nis javën e ardhshme.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 18/08/2019 22:37

    Ndeshje e shitur si gjithmone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim