Gola kuqezi në Europë nga Gashi
dhe Cikalleshi, që vazhdojnë të shënojnë

Gola kuqezi në Europë nga Gashi<br />dhe Cikalleshi, që vazhdojnë të shënojnë
Sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit, Shkëlzen Gashi ka shënuar dy golashin e radhës në kampionatin zviceran. Gashi i dha fitoren Baselit përballë Thunit me rezultatin 3-0. Kosovari spikati duke realizuar një paraqitje mjaft të mirë.

Me dopietën e radhës, Gashi shkon në kuotën e 18 golave në kampionat. Gashi pritet që të rikthehet në Kombëtare për ndeshjen me Armeninë pas paraqitjes shumë të mirë. Sulmuesi kavajas Sokol Cikalleshi ka shënuar gol në fitoren që skuadra e tij RNK Split mori ndaj Slaven. Ky ishte goli i shtatë në kampionat për 24-vjecarin. Ashtu si Gashi edhe Cikalleshi e ka nisur mirë aventurën këtë edicion në kampionatin kroat të futbollit duke qenë në qendër të merkatos të klubeve në Itali e Gjermani.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni