Gola shqiptarësh në Gjermani
shënon edhe Besart Berisha

Gola shqiptarësh në Gjermani<br />shënon edhe Besart Berisha
Shpërthejnë me gola dhe spektakël lojtarët kuqezinj në kampionatin gjerman të futbollit. Kosovari Valdet Rama i ka dhënë fitoren ekipit të Munchen 1860 përballë FSV Frankfurtit. Rama u fut në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes si zëvendësues, por rezultoi lëvizja e duhur, pasi shënoi golin e fitores. Kështu kosovari fitoi derbin e shqiptarëve, pasi përballë kishe Odise Roshin dhe Edmond Kapllanin.

E ndërsa Roshi ishte gjatë gjithë ndeshjes në fushë, Kapllani u fut si zëvendësues, por nuk arriti që të linte gjurmë.Edhe ndeshja tjetër mes Fortuna Dusseldorf 0 – 2 Aalen është vendosur nga shqiptarët. Aalen arriti të siguronte fitoren me dy golat e shqiptarëve, Orhan Ademi dhe më pas Jurgen Gjasula me penallti.

Shënon Berisha Melbourne në finale
Besart Berisha vazhdon që të kalojë një moment shumë të mirë në kampionatin australian të futbollit, pasi ka shënuar sërish. Berisha shënoi një gol dhe ndihmoi në realizimin e një tjetri në fitoren 3-0 të Melbourne Victory përballë Melbourne City për gjysmëfinalet e fazës play-off të Australia League.

Melbourne Victory  siguroi kualifikimin në finale përballë fituesit të sfidës gjysmëfinale mes Sydney dhe Adelaide United. Berisha me golat e shënuar dhe pasimet e sakta për gol është kthyer në një nga lojtarët kryesor të ekipit të tij në kampionat. Pikërisht, ky është sulmuesi që i nevojitej më shumë se kurrë Shqipërisë në këtë moment, pasi eksperienca në shumë kampionate në Europë, por edhe Australi do ta ndihmonte shumë ekipin e De Biasit.

Renditja e “Fair  Play”, Shqipëria e 48
Qeveria e futbollit Europian, UEFA ka publikuar renditjen e shteteve ku është luajtur futboll më “Fair Play” gjatë periudhës 1 Maj 2014-30 Prill 2015. UEFA ka vendosur në vendin e parë Holandën, të ndjekur nga Anglia dhe në vendin e tretë është pozicionuar Irlanda. Ndërsa Shqipëria pozicionohet në vendin e 48 për vitin që është bërë monitorimi. Pas Shqipërisë pozicionohen vetëm Armenia, Gjibraltari, Lihtenshtejni, Luksenburgu, San Marino dhe Andorra.

Por renditja e publikuar nga UEFA duket se është paradoksale, së pari mediat italiane akuzojnë, pasi tifozët holandezë të Fejnordit ishin ata që shkaktuan trazirat në ndeshjen me Romën për Europa League. Ndërsa një tjetër paradoks vërehet edhe në pozicionimin e Serbisë, e cila pavarësisht dhunës që ka prodhuar në ndeshjet derbi pozicionohet e 34. Edhe në kampionatin shqiptar ka pasur raste të përplasjes së tifozëve dhe goditjes së lojtarëve dhe zyrtarëve, por jo në nivelin e Serbisë.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë