Me atë të realizuar nga Ignashevich kundër Spanjës, numri I autogolave në “Russia 2018” ka shkuar në 10. Një rekord i ri për një Botëror. Golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës është pa dyshim… autogoli.
As duke mbledhur golat e Kane dhe Cristiano Ronaldo nuk arrihet të barazohet numri i autogolave. Bëhet fjalë për një rekord absolut, duke marrë parasysh se është dyfishuar ai i mëparshmi.
Me një mesatare të tillë, autogolat e këtij Botërori mund të arrijnë në 12. “Brazil 2014”, gjithsesi, mund të krenohet për rastin më të veçantë të historisë së botërorëve. Goli i parë i atij kompeticioni ka qenë një autogol i realizuar nga vendasit (Marcelo).