SPANJË - Raundi i 28-të në La Ligan spanjolle të futbollit solli fitoren 4-1 të Real Madridit kundër Elches në 'Bernabeu'. Mbrëmja e të shtunës riktheu madrilenët 'në shina', duke marrë fitoren me goleadë dhe të dytën radhazi.

Në pjesën e parë 'Galaktikët' dominuan lojën dhe shënuan dy herë me Antonio Rudiger dhe Federico Valverden. Në fraksionin e dytë të ndeshjes melodia ishte sërish e njëjtë, teksa Dean Huijsen gjeti golin e tretë për vendasit.

Pesë minuta para fundit ishte Elche që gjeti golin e 'flamurit', i shënuar nga autogoli i Angel Moran, i futur në lojë gjatë fraksionit të dytë. Paçka rasteve dhe aksioneve, goli më i bukur i ndeshjes u shënua në minutën e 89-të nga Arda Guler. Turku i Realit 'vodhi' një pasim dhe goditi pa u menduar gjatë nga afro 68 metra largësi, duke mposhtur gardianin Dituro që kishte 'braktisur' katërkëndëshin. Të gjithë tifozët u ngritën në këmbë për një gol special që nuk shihet shpesh në fushat e futbollit.

Me këtë fitore Real Madridi mbetet sërish në vendin e dytë me 66 pikë, një pikë pas Barçës kryesuese, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak, atë kundër Sevillas që luhet sot në 'Camp Nou'.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Mars, 23:51

    18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?