Për raundin e shtatë të Bundesligës gjermane të futbollit, Bayern Munich fitoi të shtunën 2-1 kundër Dortmundit në 'Allianz Arena'. Në klasiken e futbollit gjerman, ekipi i Kompany kaloi në epërsi pas 22 minutave lojë me veteranin Harry Kane. Anglezi përfitoi nga asisti i Kimmich dhe shënoi golin e 22-të këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Dueli ishte interesant, por verdhezinjtë nuk mundën të barazonin.

Në pjesën e dytë Michael Olise shënoi edhe golin e qetësisë për Bayern, duke siguruar tri pikët në ndeshjen kundër rivalit historik. Dortmund u kujtua vonë dhe shkurtoi me Brandt vetëm në minutën e 84-t.

Pas shtatë ndeshjeve në Bundesligë, Bayern Munich prin klasifikimin me 21 pikë, ndjekur nga Leipzig me 16 pikë, Stuttgart me 15 pikë dhe Dortmund e Bayer Leverkusen me 14 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?