Miami, Florida (SHBA) - Pas Flamengos, Bayern Munich bëhet skuadra e dytë që kualifikohet për në 1/8 e Kupës së Botës për Klube. Bavarezët fituan jo pa vështirësi 2-1 kundër argjentinasve të Boca Juniors në ndeshjen e dytë të Grupit C, teksa në "Hard Rock Stadium" ishin 63.587 shikues, me impiantin thuajse të mbushur në kapacitet maksimal.
Ndeshja nisi me raste dhe gola, teksa një i tillë iu anulua Olise për faull në minutën e tetë. Megjithatë, kampionët e Gjermanisë kaluan në epërsi me të zakonshmin Harry Kane në minutën e 18-të. Anglezi nga brenda zonës nuk e pati të vështirë të thyente gardianin Marchesin.
Edhe fraksioni i dytë ishte me ritëm të lartë. Kapiteni Miguel Merentiel veproi bukur për Bocan dhe në minutën e 66-të ia la pas krahëve topin Neuerit, duke vendosur ekuilibrat në 1-1. Lot nga tifozët e Bocas, a thua se ekipi i tyre fitoi trofeun e kampionit; një tregues i qartë i pasionit argjentinas për futbollin.
Kur u duk se skuadrat do ndanin nga një pikë, ishte Kane që këtë herë në rolin e 'kamerierit' asistoi për Olise dhe anësori nuk gaboi me të majtën duke i dhënë kualifikimin Bayern Munich për në fazën e 1/8.
Pas dy dueleve, bavarezët me gjashtë pikë janë në krye, ndjekur nga Benfica me katër pikë. Një barazim u mjafton portugezëve në ndeshjen e tretë kundër Bayern për të kaluar më tej. Boca me një pikë pozicionohet e treta, teksa mbyll renditjen Auckland City me zero pikë dhe 16 gola të pësuar në dy ndeshje.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Dhjetor, 14:09
Si ka qenë 2025-a për ju?
-
Vit i mirë
41.9%
-
Vit i keq
28.1%
-
Njësoj
30%
Vota total: 484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Shtëpia e Bardhë: Trump bisedë telefonike me Putinin, diskutime për Ukrainën dhe sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus
29 Dhjetor, 20:15
-
Fitorja e LVV-së ! Gjinali për Report TV: Dialogu me SHBA dhe Assosacioni sfidat e forta të Albin Kurtit. Nuk u shpëton dot!
29 Dhjetor, 13:10
-
Plani i paqes me 20 pika i Zelensky-t, cili është qëndrimi i Moskës? Pse termocentrali i Zaporizhias është një pikë e vështirë?
29 Dhjetor, 10:05
-
Analiza: Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-së, një tronditje që e godet në palcë Evropën
29 Dhjetor, 08:16
-
Trump përpiqet, por nuk ka përparim të madh për negociatat për paqe! 'Fati' i Donbasit dhe garancitë e sigurisë për Kievin ende të pazgjidhura
29 Dhjetor, 08:01
-
Avokati Beqiri letër sekretarit Rubio: Mbi 240 afera korruptive të faktuara nga familja Berisha dhe Meta, SPAK nuk i heton
28 Dhjetor, 12:32
-
Stuhi dëbore në New York, shpallet gjendja e jashtëzakonshme! Më shumë se 900 fluturime të anuluara, 8 mijë u vonuan
28 Dhjetor, 09:18
-
Takimi në Florida për planin e paqes Rusi-Ukrainë/ Trump: Jemi më afër zgjidhjes, Donbasi mbetet një problem i hapur! Zelensky: Dakordësi për 90% të draftit
28 Dhjetor, 08:01
-
Politico: Vetëvendosja e ka thelluar izolimin e Kosovës, kanë tensionuar marrëdhëniet me SHBA dhe BE
27 Dhjetor, 20:24
-
Email-et sekrete të FBI-së, kush janë 10 bashkëpunëtorët e Jeffrey Epstein?
27 Dhjetor, 11:42
-
Kupa e Afrikës/ Egjipti kualifikohet në 1/8 mes polemikave, vendos penalltia e Salah (VIDEO)
27 Dhjetor, 11:39
-
Zelensky bisedë online me udhëheqësit evropianë në Kanada: Të bashkuar për Kievin, garancitë e sigurisë thelbësore për marrëveshjen! Nesër samiti me Trumpin
27 Dhjetor, 07:27