Edhe pa Harry Kane të dëmtuar, Bayern Munich nuk e pati të vështirë që të fitonte 4-1 në shtëpi Borussia Monchengladbach për raundin e 25-të të Bundesligës, sfidë e cila u zhvillua të premten në 'Allianz Arena'.

Djemtë e Vincent Kompany dominuan që në minutat e para dhe shënuar dy gola. Luis Diaz në minutën e 33-të ndezi festën në stadium, ndërsa në fundin e fraksionit të parë ishte Konrad Laimer që dyfishoi shifrat, pas një pasimi final nga Diaz.

Në pjesën e dytë miqtë mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Rocco Reitz në minutën e 55-të. Më pas ishte Jamal Musiala dhe Nicolas Jackson që shënuan dy golat e radhës për bavarezët, para se Wael Mohya të shkurtonte për miqtë në fundin e ndeshjes.

Bayern merr kështu fitoren e pestë radhazi në kampionat dhe me 66 pikë mbetet në vendin e parë, 14 pikë më shumë se Dortmundi ndjekës që ka një ndeshje më pak.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Mars, 21:56

    Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?