Serie A e futbollit vijon këtë të shtunë me ndeshjet e raundit të 36-të. Në "Maradona" Napoli u mposht 0-2 nga Bologna, ndërsa në 20:45 në "San Siro" Milani fitoi 5-1 me Cagliarin.
Në "Maradona" Napoli humbi 0-2 me Bolognan. Nëse vendasit treguan se janë "pa busull" këtë sezon dhe rrezikojnë pjesëmarrjen në Evropë, nga ana tjetër djemtë e Thiago Mottas marrin vendin e tretë duke lënë pas Juventusin. Ndoye dhe Posch shënuan për Bolognan, me Mottan që mori një lajm të keq, pasi në minutën e 73 ylli i miqve, Zirkzee la fushën mes lotësh i dëmtuar. Për t'u evidentuar edhe penalltia e humbur e Politanos për Napolin në të 21 minutë. Me 67 pikë Bologna merr vendin e tretë, një më shumë se Juve që nesër luan kundër Salernitanës. Napoli me 51 pikë ndodhet në pozitën e tetë, vend që të çon në Conference League.
Në "San Siro" Milani fitoi 5-1 kundër Cagliarit. Djemtë e Piolit nuk lanë vend për dyshime në këtë 90 minutësh duke shënuar me Bennacer, Reijnders, Leao dhe dopietën e Pulisic, për të bërë pa vlerë golin e Nandez. Tanimë dy javë nga fundi i sezonit Milani matematikisht e mbyll në vendin e dytë Serie A.
Serie A, raundi 36:
E shtunë, 11 maj 2024
18:00 Napoli 0-2 Bologna
20:45 Milan 5-1 Cagliari
Renditja: