TOKIO - Japonia fitoi 3-2 me përmbysje kundër Brazilit në stadiumin e Tokios, në një sfidë miqësore të zhvilluar këtë të martë. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e Brazilit. Ishte Paulo Henrique që kaloi të besuarit e Ancelottit në epërsi pas 26 minutave lojë, ndërsa Martinelli shënoi golin e dyë në minutën e 32-të.

Fraksioni i dytë ishte i 'zjarrtë' për vendasit, që shënuan tre gola për të 'ulur në tapet' amerikano-latinët. Minamino në minutën e 52-të, Nakamura në të 62' dhe Ueda në të 71 minutë shënuan për aziatikët, duke dërguar kështu në festë 49 mijë tifozët vendas. Ky triumf i Japonisë është historik, pasi në 14 precedentët që kishte më parë me pesë herë kampionët e botës nuk kishte mundur që të merrte asnjë fitore.

Të dyja skuadrat e kanë siguruar nga një vend në finalet e Kupës së Botës 2026.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?