Japonia shkroi historinë të martën pasi Sanae Takaichi u zgjodh Kryeministrja e parë femër në vend, duke shënuar një moment të rëndësishëm në peizazhin politik të vendit.
63-vjeçarja e Partisë Liberale Demokratike (LDP) siguroi 237 vota në dhomën me 465 anëtarë, duke tejkaluar shumicën e kërkuar prej 233 dhe duke mposhtur udhëheqësin e opozitës Yoshihiko Noda të Partisë Kushtetuese Demokratike, i cili mori 149 vota.
Ligjvënësit shpërthyen në duartrokitje duke simbolizuar një moment që shumë në Japoni e kishin pritur prej kohësh, thyerjen e një barriere politike që kishte ekzistuar që nga epoka e pasluftës së vendit.
Një fanse e Margaret Thatcher, Sanae Takacihi ka dashur gjithmonë të jetë "Zonja e Hekurt" e vendit të saj. Takaichi ka qenë prej kohësh një konservatore e vendosur - duke kundërshtuar martesat e të njëjtit seks dhe duke qëndruar kundër legjislacionit që do t'u lejonte çifteve të martuara të kishin mbiemra të veçantë.
Ajo gjithashtu mban një qëndrim të ashpër ndaj emigracionit. Takaichi ka thënë se gjatë këtij mandati do të "marr masa të rrepta ndaj vizitorëve dhe emigrantëve që shkelin rregullat".
Komente









