GOLAT/ Como fiton pas 21 vitesh në Serie A, përmbys 2-3 Atalantën në Bergamo! Zhgënjen Gjimshiti, tri pikët e para për Fabregas
U shty me 24 orë për shkak të rebeshit në Bergamo, por ndeshja e fundit e javës së pestë në Serie A dhuroi emocione. Atalanta vendase u mposht 2-3 me përmbysje nga Como.
U shty me 24 orë për shkak të rebeshit në Bergamo, por ndeshja e fundit e javës së pestë në Serie A dhuroi emocione. Atalanta vendase u mposht 2-3 me përmbysje nga Como, teksa miqtë shijojnë suksesin e parë në Serie A pas 21 vitesh. Ndërkohë tri pikët e para për Cesc Fabregas në Serie A si trajner.
Pjesa e parë foli për vendasit që shënuan një gol të bukur me Zappacostan pas 18 minutash, për të shkuar në pushimin mes pjesëve me avantazhin minimal.
Me rikthimin në fushë, Comos iu deshën vetëm nëntë minuta për të përmbysur në 1-2. Strefezza pas disa sekondave dhe autogoli i Kolasinac i dhanë avantazhin miqve.
Tri pikët e para në rikthimin në elitë u vulosën nga Fadera në të 58 minutë, që gjeti një Atalantë me tjetër fytyrë në pjesën e dytë për përmbysjen 1-3. Paçka se bergamaskët u munduan, goli i Lookman në fund me panallti vleu sa për statistika.
Ndeshja për t’u harruar edhe për Gjimshitin, që zhgënjeu në pjesën e dytë dhe ishte ndër lojtarët më pak të vlerësuar te Atalanta, ndryshe nga pjesa e parë.
Como me pesë pikë ngjitet në vendin e 15-të, ndërsa Atalanta me gjashtë pikë vendin e 12-të.