ITALI - Roma ka një 'Perandor' të ri dhe ai quhet Donyell Malen. Sulmuesi holandez shënoi tre gola dhe i dha Romës fitoren 3-0 kundër Pisas në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e të premtes në 'Olimpico' dhe që vlente për raundin e 32-të në Serie A. Pas humbjes 5-2 nga Interi një javë më parë, Roma është kthyer me autokritikë, tre gola dhe tri pikë.

Djemve të Gasperinit iu deshën vetëm disa sekonda lojë, pasi Donyell Malen zhbllokoi shifrat në minutën e tretë. Sulmuesi përfitoi nga një pasiguri e prapavijës mik, rrëmbeu topin, bëri çfarë deshi në zonë dhe me një goditje të bukur me të djathtën mposhti gardianin Semper.

Në minutën e 43-të Roma shënoi golin e qetësisë. Një rrëmujë në zonë bëri që Devyne Rensch të pasonte për Malen, me këtë të fundit që e ndali sferën në rrjetë.

Minuta e 52-të solli edhe golin e tretë dhe atë që 'vulosi' sfidën. Soule asistoi bukur për Malen dhe ky i fundit gjeti golin e tretë personal dhe të tretin për Romën në këtë sfidë. Holandezi ka shënuar 10 gola në 12 ndeshje me Romën në Serie A gjatë këtij sezoni, ndërsa u bashkua vetëm në afatin kalimtar të janarit nga Aston Villa në formë huazimi. Performacat e tij në fushë duket se do 'detyrojnë' Romën që të paguajë kartonin për ta pasur në ekip.

Me këtë fitore Roma ngjitet në vendin e gjashtë të renditjes me 57 pikë, aq sa ka edhe Juventusi, por 'Zonja' ka një ndeshje më pak, atë kundër Atalantës e cila luhet sot në orën 20:45 në Bergamo. Pisa me 18 pikë vijon të mbetet në vendin e fundit të renditjes.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Prill, 10:55

    Bisedimet në Pakistan, a besoni se SHBA-Iran do arrijnë edhe një marrëveshje afatgjatë?