Bundesliga gjermane e futbollit nisi të premte me raundin e 15-të. Borussia Dortmund fitoi 2-0 kundër Borussia Monchengladbach dhe mbetet në ndjekje të Bayern Munich që prin renditjen.

Goli i parë i ndeshjes u shënua pas vetëm dhjetë minutave lojë me autor Julian Brandt. 29-vjeçari përfitoi nga pasimi i Soule dhe kaloi verdhezinjtë në epërsi. Gjithë takimi ishte me emocione dhe raste, por miqtë nuk mundën të barazonin.

Duhej minuta e shtatë shtesë (90+7') që Dortmundi të "vuloste" tri pikët me golin e shënuar nga Beier. Kështu, me 32 pikë Dortmundi mbetet në vendin e dytë, gjashtë pikë më pak se liderët e Bayern Munich.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?