GOLAT/ Tirana fiton 'Klasiken' në Shkodër dhe 'prek' titullin, Teuta tri pikë në derbin me Erzenin! Egnatia dhe Laçi paqe në kryeqytet

Foto ilustruese, Vllaznia 0-1 Tirana

Superliga shqiptare e futbollit ka çelur këtë të shtunë javën e 30-të. Në 15:00 në 'Kompleksin Partizani' në kryeqytet, Egnatia dhe Laçi barazuan 1-1 në një ndeshje që i prodhoi të gjitha. Karton i kuq për rrogozhinasit, dy gola dhe penallti me ndihmën e VAR për skuadrën e Edlir Tetovës, me palët që ndajnë nga një pikë në 90 minuta të luftuara. Në 18:00 po këtë të shtunë u zhvilluan dy ndeshje. Në "Loro Boriçi", Vllaznia humbi 0-1 me Tiranën në 'Klasiken' e Shqipërisë, kjo falë golit të Abazaj, ndërsa në "Niko Dovana", Teuta fitoi 2-0 me Erzenin në derbi. Java e 30-të do mbyllet të diel me dy duele, Kastrioti luan me Kukësin në 15:00 dhe Partizani me Bylisin në 18:00.

Në "Kompleksin Partizani" në Tiranë (shkak i dënimit të rrogozhinasve), Egnatia dhe Laçi barazuan 1-1 për javën e 30-të në Superligë. 90 minutat e ndeshjes ishin të luftuara, me grintë dhe raste, teksa në fund të dyja skuadrat morën nga një pikë. Dueli pa kartonin e kuq të Zejnullait te Egnatia, teksa goli i parë i ndeshjes u shënua nga miqtë e Laçit me Guindo. Në minutën e 51, sulmuesi lëvizi bukur në zonë dhe e ndali sferën pas krahëve të Sherrit. Për ekuilibrat e ndeshjes mendoi Jackson, që ktheu në gol një penallti të akorduar pas konsultës me VAR. Këtë ndeshje nga pranë e ka ndjekur edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho. Pas javës së 30-të, Egnatia me 43 pikë vijon të qëndrojë në vendin e tretë për momentin, teksa Laçi me 40 pikë në vendin e pestë.

Teuta fitoi 2-0 me Erzenin në derbin e zhvilluar në "Niko Dovana". Pas gjashtë ndeshjeve, djemtë e Edi Martinit marrin tri pikët e plota në një ndeshje të luftuar, me raste dhe penallti. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, teksa gjithçka u zhbllokua në minutën e 64. Ishte një prekje me dorë në zonën e shijakasave që nxori nga pika e bardhë Kallakun. Sherifi mposhti portierin, duke i dhënë epërsinë të tijve. Në të 77 minutë, Lorenco Vila hipotekoi fitoren me golin e dytë, me Teutën që merr një fitore të vyer. Erzeni ka pesë ndeshje që nuk del te fitorja dhe me 38 pikë mban vendin e shtatë. Nga ana tjetër, Teuta po me 38 pikë kalon në vendin e gjashtë, pesë pikë më pak se zona evropiane.

"Klasikja" e Shqipërisë në futboll foli për bardheblutë. Në "Loro Boriçi", Tirana fitoi 0-1 në transfertë me Vllazninë, teksa kampionët në fuqi të vendit "blindojnë" kreun e klasifikimit dhe i drejtohen titullit të këtij sezoni. Në një stadium me afro 6 mijë tifozë, vendosi një gol i Kristal Abazaj në minutën e 43-të në pjesën e parë. Ndeshja nisi mirë për bardheblutë, që kontrolluan mesin e fushës. Rasti më i mirë ishte ai i Florent Hasanit në të 24 minutë, me Zogovic që ndali gjithçka. Pjesa e dytë kishte tjetër tablo, me Vllazninë që provoi për të gjetur golin e barazimit, por Bekaj dhe mbrojtja mike i tha "jo". Kjo është fitorja e parë e Tiranës kundër Vllaznisë këtë sezon, në katër ndeshjet e zhvilluara. Me 56 pikë, Tirana mban kreun e klasifikimit, tetë pikë më shumë se Partizani që ka një ndeshje më pak. Vllaznia me 42 pikë ndodhet në vendin e katërt.

Superliga - java 30-të:

E shtunë:

15:00 Egnatia 1-1 Laçi

18:00

Teuta 2-0 Erzeni

Vllaznia 0-1 Tirana

E diel:

15:00 Kastrioti - Kukësi

18:00 Partizani - Bylis

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
VIDEO/ Abazaj është 'Kristali' i Tiranës, bardheblutë mposhtin Vllazninë dhe 'blindojnë' kreun e Superligës

tirana.jpg" style="height:585px; width:780px" />

"Klasikja" e Shqipërisë në futboll foli për bardheblutë. Në "Loro Boriçi", Tirana fitoi 0-1 në transfertë me Vllazninë, teksa kampionët në fuqi të vendit "blindojnë" kreun e klasifikimit dhe i drejtohen titullit të këtij sezoni. Në një stadium me afro 6 mijë tifozë, vendosi një gol i Kristal Abazaj në minutën e 43-të në pjesën e parë. Ndeshja nisi mirë për bardheblutë, që kontrolluan mesin e fushës. Rasti më i mirë ishte ai i Florent Hasanit në të 24 minutë, me Zogovic që ndali gjithçka. Pjesa e dytë kishte tjetër tablo, me Vllazninë që provoi për të gjetur golin e barazimit, por Bekaj dhe mbrojtja mike i tha "jo". Kjo është fitorja e parë e Tiranës kundër Vllaznisë këtë sezon, në katër ndeshjet e zhvilluara. Me 56 pikë, Tirana mban kreun e klasifikimit, tetë pikë më shumë se Partizani që ka një ndeshje më pak. Vllaznia me 42 pikë ndodhet në vendin e katërt.

Ora 19:55
Erzeni nxjerr nga kriza Teutën, 2 gola në 'Niko Dovana'! Derbi flet për 'Djemtë e Detit' (VIDEO)

Teuta fitoi 2-0 me Erzenin në derbin e zhvilluar në "Niko Dovana". Pas gjashtë ndeshjeve, djemtë e Edi Martinit marrin tri pikët e plota në një ndeshje të luftuar, me raste dhe penallti. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, teksa gjithçka u zhbllokua në minutën e 64. Ishte një prekje me dorë në zonën e shijakasave që nxori nga pika e bardhë Kallakun. Sherifi mposhti portierin, duke i dhënë epërsinë të tijve. Në të 77 minutë, Lorenco Vila hipotekoi fitoren me golin e dytë, me Teutën që merr një fitore të vyer. Erzeni ka pesë ndeshje që nuk del te fitorja dhe me 38 pikë mban vendin e shtatë. Nga ana tjetër, Teuta po me 38 pikë kalon në vendin e gjashtë, pesë pikë më pak se zona evropiane.

Ora 17:17
FOTO/ Vizitor special, trajneri i Kombëtares Sylvinho ndjek në stadium ndeshjen e Superligës

Egnatia dhe Laçi barazuan 1-1 për javën e 30-të në Superligën e futbollit. Në 'Kompleskin Partizani' në kryeqytet, aty ku u zhvillua dueli për shkak se rrogozhinasit ishin të dënuar me një ndeshje në fushë asnjëanëse, ka qenë i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares, Sylvinho. I shoqëruar nga ndihmësit e tij, tekniku ka parë elementët që mund të jenë pjesë e ekipit kuqezi. Braziliani është zhvendosur në Shqipëri prej muajsh dhe tanimë ndjek nga pranë edhe kampionatin vendas.

Ora 17:10
Skena në 'Loro Boriçi', Vllaznia dhe Tirana mësojnë formacionet e 'Klasikes'

Vllaznia dhe Tirana luajnë sot në 18:00 në "Loro Boriçi" për javën e 30-të në Superligën e futbollit. Ndeshja pritet me grintë në fushë dhe tribuna, për vetë historinë mes dy skuadrave. Trajnerët Goce Sedloski dhe Orges Shehi kanë zbardhur edhe formacionet zyrtare të ndeshjes. Tirana kryeson Superligën me 53 pikë, teksa Vllaznia me 42 pikë mban vendin e katërt.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Coba, Balaj, Latifi Trajner: Goce Sedloski

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behirat, Pergjoni, Deliu, Aleksi, Lushkja, Hasani, Abazaj, Haxhiu Trajner: Orges Shehi

Ora 17:01
VIDEO/ 2 gola, karton i kuq dhe VAR! Egnatia dhe Laçi spektakël për një pikë

Në "Kompleksin Partizani" në Tiranë (shkak i dënimit të rrogozhinasve), Egnatia dhe Laçi barazuan 1-1 për javën e 30-të në Superligë. 90 minutat e ndeshjes ishin të luftuara, me grintë dhe raste, teksa në fund të dyja skuadrat morën nga një pikë. Dueli pa kartonin e kuq të Zejnullait te Egnatia, teksa goli i parë i ndeshjes u shënua nga miqtë e Laçit me Guindo. Në minutën e 51, sulmuesi lëvizi bukur në zonë dhe e ndali sferën pas krahëve të Sherrit. Për ekuilibrat e ndeshjes mendoi Jackson, që ktheu në gol një penallti të akorduar pas konsultës me VAR. Këtë ndeshje nga pranë e ka ndjekur edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho. Pas javës së 30-të, Egnatia me 43 pikë vijon të qëndrojë në vendin e tretë për momentin, teksa Laçi me 40 pikë në vendin e pestë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?

×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën