Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi sot dy sfidat e para hapëse për javën e 24. Me fillim në 13:00, në Ballsh, Bylis dhe Erzeni barazuan 1-1, teksa Egnatia fitoi pastër 4-1 në shtëpi me Kastriotin.

Në "Adush Muça" Bylis dhe Erzeni barazuan 1-1 për javën e 24-t në Superligë. Ndeshja ka qenë e luftuar në fushë dhe tribuna, ndërsa në fundin e sfidës ka pasur edhe përplasje mes futbollistëve dhe tifozëve që ia dolën të kapërcenin gardhet rrethues të fushës. Sa i takon ndeshjes, sfida u hap nga Esquerdinha në minutën e 65 për Bylis, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 90+1 nga Kahrimanovic nga pika e penalltisë. Në shtesë, ambulanca u desh të futej në fushë për të shoqëruar në spital lojtarin e Erzenit, Arnand Mehmeti. Ky i fundit u përplas me Lajthinë në një dyluftim. Fundi i ndeshjes ka parë përplasje mes lojtarëve dhe tifozëve që u futën në fushë. Pas disa minutave kaos situata u qetësua. Bylis me 27 pikë mban vendin e parafundit, teksa Erzeni me 33 pikë mban vendin e pestë.

Në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë, Egnatia fitoi 4-1 me Kastriotin për javën e 24-t në Superligë. Vendasit e Tetovës kanë bërë detyrën dhe kanë zhytur krutanët në fundin e klasifikimit. Ndeshja ka qenë e luftuar, me Dwamena në minutën e 13 dhe 33 që ka shënuar dopietë. Më herët Greca në të 28 minutë Greca barazoi përkohësisht. Në pjesën e dytë Kasa shënoi për 3-1 në minutën e 63, ndërsa ndeshja u vulos nga Laurentino në fundin e ndeshjes (90+2). Egnatia me 37 pikë merr vendin e dytë përkohësisht, teksa Kastrioti me 23 pikë qëndron në fund.

Superliga - java 24:

E diel 13:00

Bylis 1-1 Erzeni

Egnatia 4-1 Kastrioti

E hënë

13:00 Laçi - Kukësi

16:00 Teuta - Vllaznia

19:00 Partizani - Tirana

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
VIDEOLAJM/ Sherr masiv në ndeshjen e kategorisë superiore, përfshihen lojtarët dhe stafet e Bylis-Erzeni

Ndeshja e kategorisë Superiore sot mes Bylisit dhe Erzenit është mbyllur me sherr masiv.  Menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare, në fushën e lojës ka shpërthyer një sherr masiv me lojtarëve.

Në një zënkë ku u përfshinë pak a shumë të gjithë, protagonistë u bënë edhe stafet e skuadrave apo edhe persona të cilët zbritën nga tribuna, duke krijuar momente kaosi që zgjati disa minuta.

Ora 15:18
VIDEO/ Egnatia evropiane, rrogozhinasit fitojnë bindshëm me Kastriotin

Në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë, Egnatia fitoi 4-1 me Kastriotin për javën e 24-t në Superligë. Vendasit e Tetovës kanë bërë detyrën dhe kanë zhytur krutanët në fundin e klasifikimit. Ndeshja ka qenë e luftuar, me Dwamena në minutën e 13 dhe 33 që ka shënuar dopietë. Më herët Greca në të 28 minutë Greca barazoi përkohësisht. Në pjesën e dytë Kasa shënoi për 3-1 në minutën e 63, ndërsa ndeshja u vulos nga Laurentino në fundin e ndeshjes (90+2). Egnatia me 37 pikë merr vendin e dytë përkohësisht, teksa Kastrioti me 23 pikë qëndron në fund.

Ora 15:15
VIDEO/ 2 gola në Ballsh, Bylis dhe Erzeni ndajnë pikët! Përplasje e fortë në fund, tifozët në fushë