GOLAT/ Girona një realitet në Spanjë, turpëron 2-4 Barcelonën dhe merr kreun e vetme në La Liga

Girona është një realitet në futbollin spanjoll pas javës së 16-të. Katalanasit e vegjël mundën 2-4 Barcelonën në derbi dhe e shohin veten në vendin e parë të La Ligës.

Në stadiumin "Olimpic" vendasit e Xavit u shokuan pas vetëm 12 minutave lojë, me Dovbyk që kaloi në avantazh Gironën. Duhej Lewandowski që të vendoste ekuilibrat, me Gutierrez që shënoi sërish për miqtë duke e mbyllur 1-2 pjesën e parë.

Kur pritje që Barça të reagonte, Valery në minutën e 80 shënoi golin e tretë për Gironën. Fundi i ndeshjes ishte dramatik. Gundogan shkurtoi shifrat në 2-3 në 90+1, teksa Stuani në 90+5 vendosi gjithçka në 2-4 duke treguar se Girona e Michel është një realietet në Spanjë dhe me meritë mban vendin e parë me 41 pikë.

Në vendin e dytë Real Madridi me 39 pikë, ndjekur nga Atl. Madridi dhe Barça me 34 pikë.

 

 

 

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Begaj takon Tajanin: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik