Futbolli elitar italian, Serie A, zhvilloi të shtunën tre nga ndeshjet e raundit të 14-të. Interi ia doli të merrte tri pikë kundër Comos, duke mposhtur 4-0 surprizën e këtij sezoni. Sassuolo likuidoi 3-1 Fiorentinën, ndërsa Verona fitoi 3-1 kundër Atalantës, në atë që mund të quhet një surprizë.

Në 'Giuseppe Meazza', Interi nuk hasi shumë probleme, paçka se Como ka treguar se bën futboll të bukur. 4-0 fituan zikaltërit e Chivu, që zhbllokuan sfidën pas 11 minutave lojë me kapitenin Lautaro Martinez.

Në pjesën e dytë rrugën për te goli e gjetën edhe Marcus Thuram, Hakan Calhanoglu dhe Carlos Augusto. Me këtë sukses Interi shkon në kuotën e 30 pikëve për vendin e parë momental.

Milan dhe Napoli me nga 28 pikë janë në ndjekje me një ndeshje më pak. Napoli pret sot në 'Maradona' Juventusin (20:45), ndërsa Milani luan të hënën në Torino. Në vendin e katërt Roma me 27 pikë. Verdhekuqtë luajnë sot në orën 15:00 në Cagliari.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?