ITALI, Monza - Edhe pse me një pjesë të mirë të futbollistëve që nuk kanë marrë shumë minuta këtë sezon, Interi ia doli të merrte fitoren 2-1 kundër Torinos në çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe të kalonte më tej. Sfida u zhvillua të mërkurën në mbrëmje në stadiumin 'Brianteo' të Monzës, pasi 'San Siro' pret nesër hapjen e Olimpiadës Dimërore Milano-Cortina 2026.

Dueli ishte me raste dhe Torino u kujdes që të ngacmonte portën e mbrojtur nga Martinez. Në minutën e 35-të Interi gjeti golin e avantazhit me autor Yoan Ange Bonny, i cili mori një pasim nga Kamate dhe e ndali sferën në rrjetë.

Në nisje të pjesës së dytë, konkretisht në minutën e 47-të, duhej Andy Diouf që zikaltërit të shënonin edhe golin e dytë dhe të qetësisë, ndërsa miqtë shkurtuan sfidën me Kulenovic në minutën e 57-të, por në fund ishte Interi që fitoi 2-1.

Interi pret duelin mes Napolit dhe Comos për të mësuar rivalin që do ketë përballë në gjysmëfinalen e Kupës. Sot në mbrëmje luhet Atalanta - Juventus (ndeshje teke, 21:00), e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 2 Shkurt, 13:24

    A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?