MILANO, Itali - Interi 'shkërmoqi' 5-0 Torinon në raundin e parë të Serie A. Mbrëmja e të hënës ishte e duhura për zikaltërit e Cristian Chivu, që treguan lojë të mirë përpara tifozëve të tyre.
Sfida u zhbllokua në minutën e 18-të nga Bastoni, i cili përfitoi nga pasimi final i Barellas dhe kaloi Interin në avantazh. Kaq u desh që vendasit mos mbaheshin më dhe Susic në minutën e 36-të bëri një pasim të bukur për Thuram, aty ku sulmuesi francez nuk mund të gabonte përballë Israel.
Fraksioni i dytë solli një gabim në prapavijën e Torinos dhe kapiteni Lautaro Martinez përfitoi për të 'qëndisur' golin e tretë. 'Festivalin' e golave e vijoi Thuram me dopietën personale dhe golin e katërt në minutën e 62. Blerja e verës, Bonny mori vendin e Thuram dhe vetëm me pesë minuta në fushë ia doli të shënonte në debutimin zyrtar, për të 'vulosur' shifrat në 5-0.
Një sukses i merituar për Interin, por një kambanë alarmi për Torinon. Trajneri Marco Baroni duket se ka punë për të bërë te miqtë, ndërsa një kontribut pritet të japin edhe dy futbollistët e Kombëtares, Ismajli dhe Asllani, që në këtë duel munguan për shkak të lëndimit dhe mungesës së dokumentacionit.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Janar, 09:18
Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
34.3%
-
Të gabuar
59.7%
-
Nuk kam mendim
6%
Vota total: 5719
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
29 efektivë policie plagosen gjatë përplasjeve të dhunshme në Torino (VIDEO)
1 Shkurt, 16:56
-
Një nga 100 gjallesat më të dëmshme në botë, Venecia ‘pushtohet’ nga kandilët kanibalë të detit
1 Shkurt, 16:40
-
Zvicër/ 18 vjeçari vdes në spital, bilanci i zjarrit në Crans-Montana rritet në 41 viktima
1 Shkurt, 16:32
-
Juventusi rikthen në Itali Jeremie Boga, sulmuesi kryen vizitat mjekësore! Marrëveshje për shkëmbimin Joao Mario - Holm
1 Shkurt, 13:49
-
Zyrtare/ Vetëm 1 fitore këtë sezon, Pisa shkarkon trajnerin Alberto Gilardino
1 Shkurt, 12:35
-
Pensionistët italianë në Shqipëri të alarmuar: Tani Tirana dëshiron të na taksojë 15%
1 Shkurt, 10:12
-
Itali/ Një afresk i restauruar habit me engjëllin që i ngjan Melonit
1 Shkurt, 08:47
-
Torino/ Polici goditet me çekiç gjatë protestës së dhunshme (VIDEO)
31 Janar, 21:44
-
Shiste kokainë pranë qendrës tregtare, pranga 30-vjeçarit shqiptar në Itali! Gjykata e dënon në kohë rekord
31 Janar, 19:18
-
Itali/ Rrëshqitja e tokës në Niscemi shemb një ndërtesë trekatëshe! Në rrezik edhe banesa të tjera
31 Janar, 16:06
-
GOLAT/ Lazio rikthehet te fitorja, mposht 3-2 Genoan në 'Olimpico'! Serie A vijon sot me tre duele
31 Janar, 08:38
-
Gazi dhe energjia, CEO i kompanisë ENI takohet me Ramën në Tiranë
30 Janar, 18:06