GOLAT/ Epilogu i Serie A, Juventus mposht 2-0 Monzën! Salernitana befason 3-3 Milanin në 'San Siro'

Festa e Juventusit

Serie A e futbollit vijoi këtë të shtunë me dy ndeshjet e radhës për javën e fundit, atë të 38-të. Në Torino, Juventusi mundi 2-0 Monzën, ndërsa në 20:45 Milani barazoi 3-3 kundër Salernitanës në "San Siro".

Në "Allianz Stadium" Juventusi fitoi 2-0 kundër Monzës, me bardhezinjtë që për momentin marrin vendin e tretë në Serie A, duke pritur një hap fals nga Atalanta e cila ka dy ndeshje më pak. Bardhezinjtë shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Chiesa në të 26 minutë dhe Alex Sando (asist i Fagiolit) dy minuta më vonë vendosën duelin për djemtë e Max Allegrit, i cili e kishte ndeshjen e fundit në drejtimin e "Zonjës së Vjetër".

Në "San Siro" Milani barazoi 3-3 mes dramës kundër Salernitanës për raundin e 38-të dhe të fundit në Serie A. Me kuqezinjtë që kishin siguruar vendin e dytë dhe miqtë që sezonin e ri do luajnë një kategori më poshtë, dueli i sotëm ishte pa objektiva. Leao në minutën e 22-të, Giroud në të 27 dhe Calabria në pjesën e dytë shënuan për kuqezinjtë, ndërsa Simy (dopietë) dhe Sambia shënuan për miqtë, me dy golat e fundit në minutat 87 dhe 89. Ky ishte dueli i fundit për Giroud me Milanin, teksa francezi ka firmosur me Los Angeles Galaxy në MLS. Veç Giroud, kjo ishte ndeshja e lamtumirës edhe për trajnerin Stefano Pioli.

Serie A, raundi 38-të:

18:00 Juventus 2-0 Monza

20:45 Milan 3-3 Salernitana

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
VIDEO/ Milani e bën dramë në fund, Salernitana e barazon 3-3 në 'San Siro'

Në "San Siro" Milani barazoi 3-3 mes dramës kundër Salernitanës për raundin e 38-të dhe të fundit në Serie A. Me kuqezinjtë që kishin siguruar vendin e dytë dhe miqtë që sezonin e ri do luajnë një kategori më poshtë, dueli i sotëm ishte pa objektiva. Leao në minutën e 22-të, Giroud në të 27 dhe Calabria në pjesën e dytë shënuan për kuqezinjtë, ndërsa Simy (dopietë) dhe Sambia shënuan për miqtë, me dy golat e fundit në minutat 87 dhe 89. Ky ishte dueli i fundit për Giroud me Milanin, teksa francezi ka firmosur me Los Angeles Galaxy në MLS. Veç Giroud, kjo ishte ndeshja e lamtumirës edhe për trajnerin Stefano Pioli.

VIDEO E GOLAVE

Ora 20:51
VIDEO/ Juventus mbyll sezonin me fitore, 2-0 kundër Monzas në Torino

Në "Allianz Stadium" Juventusi fitoi 2-0 kundër Monzës, me bardhezinjtë që për momentin marrin vendin e tretë në Serie A, duke pritur një hap fals nga Atalanta e cila ka dy ndeshje më pak. Bardhezinjtë shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e parë. Chiesa në të 26 minutë dhe Alex Sando (asist i Fagiolit) dy minuta më vonë vendosën duelin për djemtë e Max Allegrit, i cili e kishte ndeshjen e fundit në drejtimin e "Zonjës së Vjetër".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?

×

Lajmi i fundit

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë