GOLAT/ Juventusi 'pa busull', Verona e ndal 2-2! Genoa i merr pikë Napolit në 'Maradona'

Juventusi harron të fitojë. Pas dy humbjeve me Interin dhe Udinesen, "Zonja e Vjetër" merr një tjetër rezultat që nuk pritej në kampin bardhezi. Për javën e 25-të në Serie A, të besuarit e Max Allegrit barazuan 2-2 me Veronën në udhëtim.

Vendasit befasuan dhe shënuan pas vetëm 11 minutave lojë me kryeveprën e Folorunsho, para se Vlahovic nga penalltia të mbyllte pjesën e parë me shifrat 1-1.

Sërish Verona në fraksionin e dytë shënoi me Noslin për të rimarrë avantazhin. Duhej Rabiot në të 55 minutë që skuadrat të ndanin nga një pikë pas barazimit 2-2.

Tanimë Juve me 54 pikë gjendet në vendin e dytë dhe ka katër ndeshje pa fitore, me Milanin që ka dy pikë dhe një ndeshje më pak dhe mund t'i kalojë në renditje.

Më herët, Napoli dhe Genoa barazuan 1-1. Miqtë kaluan të parët në epërsi me Frendrup dhe Ngonge barazoi në fund.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
Katër ndeshje pa fitore, dorëzohet Allegri: Nga sot diferenca me Interin s'ka rëndësi

1708203791_1684835430massimillianoallegri.jpg
Katër ndeshje pa fitore kanë bërë që trajneri i Juventusit, Max Allegri të mos ketë më shpresë për titullin kampion. Barazimi i sotëm 2-2 kundër Veronës ka ulur pritshmëritë te bardhezinjtë, që e gjejnë veten nëntë pikë pas Interit (një ndeshje më pak) kryesues.

"Kjo është një periudhë ku krijojmë shumë raste, me Udinesen ishin 5-6 raste për gol, por pastaj humbëm. Sot mund të ndodhte e njëjta gjë, edhe me një finale ku kishte situata interesante në fund të 90 minutave. Është e qartë që na duhet një rregullim i përgjithshëm, kemi fituar 2 pikë në 4 ndeshjet e fundit dhe tani duhet vetëm të marrim gjërat pozitive nga kjo ndeshje. Fakti që morëm pikë në transfertë mund të na mundësojë që të përgatitim më mirë sfidën ndaj Frosinones.

Lufta për titull? Nuk di të them se sa mund të ketë ndikuar distanca nga kreu, por nga sot nuk duhet të ketë më rëndësi. Kemi bërë 2 pikë në 4 ndeshje, kjo është siguria e vetme. Kemi një gjysmëfinale të Kupës së Italisë për të luajtur dhe 13 ndeshje të tjera në dispozicion. Ajo që po bëjmë në këtë periudhë, me sa duket nuk mjafton", tha Allegri.

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vajza e Majlinda Bregut bën publike lidhjen e dashurisë, kush ja ka 'marrë zemrën' Kejdës

Vajza e Majlinda Bregut bën publike lidhjen e dashurisë, kush ja ka 'marrë zemrën' Kejdës