La Liga në Spanjë është në javën e 36-të. Në stadiumin "Jose Zorrilla", Valladolid fitoi 3-1 me kampionët e saposhpallur në La Liga, Barcelonën. Ndeshja u hap shpejt, me vendasit që kaluan në avantazh me një autogol të Christensen. Sërish Valladolid me Larin në të 22 minutë shënoi golin e dytë, me pjesën e parë që u mbyll në epërsinë e vendasve.
Edhe 45 minutëshi i dytë foli për Valladolid, me Plata që në të 73 minutë shënoi për 3-0. Në fundin e ndeshjes (84'), Lewandowski pas asistit të de Jong shënoi për 3-1.
Me Barcelonën të shpallur kampione dhe të shpenguar nga presioni i pikëve, Valladolid siguroi tri pikë me vlerë në garën për mbijetesën. Me 38 pikë, Valladolid mban vendin e 17-të.