GOLAT/ Kombëtarja jep Shpresë, U-21 fiton 2-0 kundër Malit të Zi dhe siguron kreun e grupit

GOLAT/ Kombëtarja jep Shpresë, U-21 fiton 2-0 kundër Malit të Zi dhe siguron kreun e grupit

U21/ Shqipëri 2-0 Mali i Zi

Shqipëria U-21 fitoi 2-0 kundër moshatarëve të Malit të Zi, me ndeshjen që u luajt në stadiumin e Rrogozhinës dhe vlente për raundin e katërt të grupit E kualifikues të Euro 2025 për këtë moshë.

Shpresat e Alban Bushit u treguan më kërkues në fushë, teksa shënuan qysh në minutën e 27-të. Kapiteni Medon Berisha nuk gaboi nga pika e bardhë, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh. Në të 39 minutë, Bajovic la miqtë me një lojtar më pak pas daljes me dy kartona të verdhë.

Edhe pjesa e dytë ishte në dominimin e tanëve, që falë portierit mik dhe shtyllës nuk shënuan herët. Duhej e 73 minutë që Stiven Shpendi të merrte një asist fantastik nga Arlind Rexhepi që tanët të "vulosnin" tri pikët.

Pas humbjes 4-1 ndaj Finlandës në transfertë, Shqipëria rikthehet te suksesi dhe me këto tri pikë merr kreun e grupit E edhe pse me dy ndeshje më shumë. Me nëntë pikë pas katër ndeshjeve, kuqezinjtë janë në rrugë të mbarë për kualifikimin.

Zvicra ndjek me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, teksa Finlanda, Rumania dhe Mali i Zi kanë nga tre pikë. Mbyll tabelën Armenia U-21 me zero pikë dhe tre humbje. Pas sukseseve të Kombëtares A, edhe Shpresat kuqezi janë në rrugë të mbarë për kalimin në finalet e Euro 2024.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr