Kupa e Italisë ka mbyllur të mërkurën fazën çerekfinale, me këtë raund që u luajt me takime teke. Fitorja e Lazios kundër Bolognas u dha të drejtën bardhekaltërve që të marrin biletën e mbetur për në gjysmëfinale, me çiftet pasardhëse që do jenë Lazio - Atalanta dhe Inter - Como. Këto duele do jenë me sistemin vajtje-ardhje, teksa ndeshjet e para do luhen në datat 4 mars dhe ato të kthimit më 22 prill.
Eliminimi i Bolognas, kampione në fuqi e Kupës së Italisë
Në stadiumin 'Renato Dall'Ara' vendasit e Bolognas barazuan 1-1 kundër Lazios në kohën e rregullt. Ishte Bologna që kaloi në epërsi me golin e Castros pas gjysmë ore lojë, ndërsa Noslin barazoi në minutën e 48-të.
Me kohën e rregullt që u mbyll 1-1, skuadrat u drejtuan para pikës së bardhë të penalltisë. 1-4 fitoi Lazio në 'ruletën rusë' duke shënuar me Tavares, Dia, Marusic dhe Taylor. Bologna shënoi vetëm me Dallinga, ndërsa gabuan Ferguson dhe Orsolini.
Komente








