ANGLI - Carabao Cup zhvilloi të mërkurën dy ndeshjet e radhës çerekfinale. Te fitorja dolën Manchester City dhe Newcastle, të cilat do përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinale.
Në 'Etihad',Manchester City fitoi 2-0 kundër Brentford. Pjesa e parë u mbyll 1-0 me golin fantastik të Mathis Cherki. Në fraksionin e dytë mendoi Savinho që shënoi për të qetësuar ekipin e tij. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për Cityn në të gjitha kompeticionet.
Në "St. James Park", Newcastle fitoi në fund 2-1 kundër Fulham. Wissa kaloi vendasit në epërsi pas vetëm dhjetë minutave lojë, ndërsa Lukic barazoi në minutën e 16-të. Duhej shtesa e dytë e ndeshjes që Miley të shënonte golin e fitores për Newcastle.
Tanimë çiftet gjysmëfinale të Carabao Cup në Angli do jenë, Newcastle - Manchester City dhe Chelsea kundër fituesit të çiftit Arsenal - Crystal Palace.
Komente


