'Golat më motivojnë', Junior: Partizani ka rival Teutën, kundër Kukësit vlen vetëm fitorja (VIDEO)

Stenio Junior erdhi në merkaton e dimrit te Partizani dhe duket se këtë fund sezoni do jetë thelbësor për skuadrën kryeqytetase. Mjafton të përmendësh faktin se në dy ndeshjet e fundit ka gjetur rrugën e rrjetës, duke kontribuar jo pak për 6 pikët.

“Të shënosh gola për futbollistët është gjithmonë mirë sepse të jep vetbesimin për të patur një nivel të lartë. Edhe për skuadrën është diçka shumë pozitive. Në dy ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë dhe besoj se për ndeshjet e radhës kemi vetbesim shumë të lartë,”-u shpreh Junior.

Teuta, skuadra që udhëheq Superligën, është kundërshtari kryesor i Partizanit sipas brazilianite Junior.

“Besoj se në këto momente është Teuta. Një skuadër që laun fort dhe ka cilësi. Këto janë detaje që tregojnë se është një rival i fortë i Partizanit,”-tha braziliani.

Ndeshja e radhës për Partizanin është të shtunën kundër Kukësit dhe sipas Junior ky është momenti kur duhet të mendohet vetëm për tre pikët, jo se kush shënon apo kush bën lojën më të bukur.

“Besoj se kemi një motivim të madh tani sepse vijmë nga rezultatet pozitive. Do luftojmë për tre pikët dhe në këto momente nuk është e rëndësishme se kush shënon apo jep assist, por vetëm fitorja e ekipit,”-u shpreh ai.

Që prej ardhjes nga Letonia në janar Junior ka shënuar tre gola për Partizanin, por në tre ndeshje ka qenë i dëmtuar dhe për rrjedhojë në disa të tjera ka hyrë si zëvendësues.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet