Milani fitoi mbrëmjen e së mërkurës 0-3 kundër Interit dhe merr biletën për në finalen e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë presin sot çiftin Bologna - Empoli për të mësuar rivalët.
NDESHJA - S'ka tripletë për Interin këtë sezon. Ky është një nga detajet e mësuara pas ndeshjes gjysmëfinale të kthimit në Kupën e Italisë, aty ku zikaltërit u mposhtën 0-3 nga 'kushërinjtë' e Milanit. Me rezultatin e përgjithshëm 4-1 Milani është finalisti i parë i Kupës së Italisë, teksa "ia ka marrë dorën" Interit këtë sezon.
Në "San Siro" përballja nisi me stadiumin plot dhe një minutë heshtje në kujtim të Papa Françeskut, i ndarë nga jeta të hënën e 21 prillit. Ngacmimet e para në portat respektive nuk munguan, por duhej minuta e 36-të që Luka Jovic të kalonte në epërsi Milanin. Edhe në nisje të pjesës së dytë ishte sërish Jovic që gjeti golin e dytë dhe të qetësisë, ndërsa Interi nuk "u zgjua".
Për t'i vendosur "kapakun" eliminimit të Interit mendoi Reijnders, që në minutën e 85-të shënoi golin e qetësisë pas asistit të Leaos. 53 minuta si titullar për Interin luajti edhe Kristjan Asllani.
Kështu Milani është finalisti i parë i Kupës së Italisë dhe pasi i mori Interit trofeun e Superkupës, e largon edhe nga Kupa. Megjithatë Interi bashkëkryeson Serie A me Napolin dhe ndodhet në gjysmëfinalet e Champions League ku e pret një përballje dyshe me Barçën.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53%
-
Keq
35.7%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 857
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Milani firmos me talentin 16-vjeçar nga Prishtina
13 Janar, 15:47
-
GOLAT/ Juventusi 'shuplakë' për vendin e tretë, garon për titullin e Serie A! Genoa bind kundër Cagliarit
13 Janar, 09:25
-
Provimet u zhvilluan në Itali, por shkollimi në Shqipëri me 9 mijë euro në vit! Rasti i pazakontë i studentëve të Mjekësisë
12 Janar, 19:14
-
Mjekësia në Tiranë, ministrja italiane Bernini: E gabuar zgjedhja e Tor Vergatës, tarifat shumë të larta, tani duhet bërë kthim pas
12 Janar, 18:38
-
Conte merr karton të kuq, Napoli barazon 2-2 kundër Interit në ‘San Siro’
11 Janar, 22:43
-
GOLAT/ Napoli ndal 2-2 Interin në 'San Siro', Fiorentina e mbijetesës i merr një pikë Milanit në Serie A! Fitojnë Lazio e Parma
11 Janar, 16:01
-
La fushën i dëmtuar, mësohet grada e lëndimit dhe koha e rikuperimit për Berat Gjimshitin
11 Janar, 12:51
-
GOLAT/ Roma mposht Sassuolon dhe garon për titullin në Serie A, Gjimshiti dëmtohet në fitoren e Atalantës! Sot në fushë Milani, mbrëmja kulmon me Inter - Napoli
11 Janar, 09:46
-
13 viktima në Europë! Stuhia Goretti lë Francën pa energji! 80% e kontinentit 'vishet' me të bardha, temperaturat zbresin në -23°C në Itali!
10 Janar, 15:50
-
VIDEO/ Përleshje mes tifozëve të Comos dhe Bolognas para ndeshjes së Serie A, hedhje shishesh e shkopinjsh nga ultrasit
10 Janar, 15:37
-
Tërmet me magnitudë 5.1 në brigjet e Kalabrisë, nuk raportohen dëme
10 Janar, 07:40
-
Itali/ Lëviznin me shpejtësi të lartë dhe kryeninin manovra të rrezikshme me 'BMW' në rrugë, arrestohen 2 shqiptarë
9 Janar, 18:53