Milani dhe Interi barazuan 1-1 në derbin e parë mes tyre që vlente për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Paçka se zikaltërit dominuan sfidën, do jetë përballja e kthimit që zhvillohet më 23 prill ajo që do vendos për skuadrën që kalon më tej.

Në ‘San Siro’ Milani kaloi i pari në avantazh me Abraham në minutën e 47-të, ndërkohë që Interi barazoi shifrat me supergolin e Çalhanoglu 20 minuta më vonë.

Megjithëse Inter pati shumë raste dhe goditi shtatë herë në portën e Maignan, kuqezinjtë rezistuan dhe kanë të gjitha mundësitë për të prekur finalen. Dueli mes tyre u ndoq me interes të madh jo vetëm në stadium, ku si gjithmonë biletat ishin të shitura.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Prill, 00:15

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?