Në Itali Liga e Futbollit ka vendosur që të eksperimentojë transmetimin e komunikimit audio mes gjyqtarit dhe arbitrave në VAR për rastet e dyshimta, kjo fillimisht në Kupën e Italisë e më pas në Serie A.
“Lega Serie A” ka njoftuar se gjatë gjysmëfinaleve dhe finales së kompeticionit do të fillojë eksperimentimin e transmetimit të sinjalit audio të gjyqtarit në stadiume dhe në televizion, me një kufizim në shpjegimin e vendimeve të marra nga gjyqtari i ndeshjes pas ndërhyrjes së VAR-it.
Gjatë kësaj periudhe, telespektatorët dhe publiku në stadium do të mund ta dëgjojnë arsyetimin e vendimit përfundimtar drejtpërdrejt nga gjyqtari i ndeshjes.

Një tjetër implementim i komunikimit do të hyjë në përdorim duke filluar nga java e e 30-të e Serie A me sinjalin “VARDict”, grafikë televizive që do të transmetohet gjatë kontrollit të videos dhe që do të shfaqen në ekrane të mëdhenj në stadiume, duke informuar spektatorët për rishikimin në monitor ose për një kontroll të zgjatur.
Qëllimi është të rritet transparenca dhe kuptueshmëria e vendimeve arbitrale për të gjitha palët e përfshira; lojtarë, trajnerë, drejtues klubesh dhe sidomos për publikun në tribuna dhe audiencën televizive.
S.Dh/Shqiptarja.comKomente

