GOLAT/ Poker bardhezi, Milik shkëlqen te Juventusi! 'Zonja' eliminon Frosinonen dhe gjen Lazion në Kupë

GOLAT/ Poker bardhezi, Milik shkëlqen te Juventusi! 'Zonja' eliminon Frosinonen dhe gjen Lazion në Kupë

Yildiz dhe Milik

Juventusi nuk zhgënjeu në shtëpi duke ia dalë të mposhtë 4-0 Frosinonen, në sfidën çerekfinale të Kupës së Italisë. Në "Allianz Stadium" ishte Milik që shkëlqeu me tripletë, ndërsa një nga golat u shënua nga "djaloshi i artë", turku Yildiz. Në gjysmëfinalen e Kupës tanimë "Zonja" do përballet me Lazion.

Në një atmosferë të ngrohtë në Torino, tifozët që kishin mbushur stadiumin panë tre gola nga Milik. Polaku shënoi në minutat 11-të, 38-të dhe 48-të, për t'i lënë vendin edhe Yildiz në të 61 minutë. McKennie në këtë duel dhuroi dy asiste, duke dalluar me lojë të mirë.

Kështu, Juventusi në fazën gjysmëfinale do përballet me Lazion në datat 3 prill dhe 24 prill, me duelet në këtë fazë që janë me vajtje-ardhje. Gjysmëfinalja tjetër është mes Fiorentinës dhe Atalantës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Dëmtohet busti i “Skënderbeu” në Gjenevë/ Komuniteti shqiptar në Zvicër: Ngjarje e përsëritur! Policia nis hetimet

FOTO/ Dëmtohet busti i “Skënderbeu” në Gjenevë/ Komuniteti shqiptar në Zvicër: Ngjarje e përsëritur! Policia nis hetimet