DOHA, Katar - Paris Saint Germain nuk ka rivalë këtë sezon, me djemtë e Luis Enrique që kanë marrë me vete në Paris trofeun e gjashtë sezonal. Në stadiumin 'Ahmad bin Ali Stadium' në Doha të Katarit, PSG fitoi pas penalltive kundër Flamengos. PSG vinte si kampion i Champions League, ndërsa Flamengo si kampione e Kupës Libertadores në Amerikën Latine. Përballja u fitua nga francezët edhe falë paraqitjes fantastike të portierit rus Matvey Safonov, i cili ndali katër penallti të brazilianëve, për t'i dhënë PSG-së trofeun Interkontinental.

Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Luis Enriques. Fabian Ruiz shënoi pas vetëm nëntë minutave lojë, por gjithçka u anulua pas ndërhyrjes së VAR. Duhej minuta e 38-të që Kvaratskhelia të kalonte në avantazh PSG-në.

Edhe pse pësuan gol, Flamengo e Luis Filipes nuk u dorëzua dhe barazoi me penalltinë e Jorginhos në minutën e 62-të. Koha e rregullt u mbyll 1-1 dhe skuadrat iu drejtuan shtesës prej 30 minutash, nga ku nuk u prodhua gol.

Skuadrat iu drejtuan penalltive, por brazilianët nuk ishin në dijeni se PSG kishte në portë një gardian fenomenal si Matvey Safonov. 26-vjeçari rus nuk ka luajtur shumë edhe pse ka më shumë se një vit që është pjesë e francezëve, teksa ndali penalltitë e Niguez, Pedros, Leo Pereiras dhe Luiz Araujo, për t'i dhënë trofeun Interkontinental të tijve. Për PSG gabuan Ousmane Dembele dhe Bradley Barcola.

Nga të gjithë trofetë sezonalë, PSG nuk ia ka dalë të fitojë vetëm Kupën e Botës për Klube, teksa kjo ishte kupa e gjashtë sezonale për PSG-në e Luis Enriques, që ka dominuar futbollin evropian dhe botëror.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
VIDEO/ 'Peshqiri magjik', si portieri i PSG-së kuptoi krahun dhe ndali katër penalltitë e Flamengos

Peshqiri i portierit të PSG-së

Matvei Safonov ishte njeriu kyç i fitores së PSG-së në finalen e Kupës Interkontinentale. Rusi 26-vjeçar priti katër penallti, ndërsa për këtë e ndihmoi peshqiri.

Me fundin e 120 minutave lojë dy skuadrat iu drejtuan penalltive, ndërsa ai u ul në stol me trajnerin e portierëve dhe u informua për mënyrën sesi do godisnin kundërshtarët.

Pamjet po bëjnë xhiron e medieve dhe duket Matvei Safonov që merr me vete informacionet, të fshehura në peshqir, madje i hedh një sy edhe gjatë nxehmjes. Kjo tregon se futbolli nuk luhet vetëm në fushë, por studimi i detajeve për çdo rival mund të sjellë trofe, siç i ndodhi PSG-së.

Ora 11:58
Dështuan vetëm në Kupën e Botës për Klube, Luis Enrique: Gjashtë trofe në një sezon nuk janë keq

1766055522_luisenrique.jpg

PSG ia doli të fitonte gjashtë nga shtatë trofetë e mundshëm për sezonin që lamë pas. Djemtë e Luis Enriques fituan edhe Kupën Interkontinentale kundër Flamengos, me portierin rus Matvey Safonov që priti katër penallti të futbollistëve brazilianë.

Pas trofeut, trajneri Luis Enrique i PSG-së u shpreh i lumtur për këtë sukses.

“Gjashtë trofe nuk janë keq. Treguam edhe një herë mentalitetin tonë fitues, atë që na shoqëroi sezon e fundit. Mungon edhe një ndeshje përpara se të marrim pushimet, por objektivi ynë nuk ndryshon, kërkojmë të luajmë futbollin tonë dhe të jemi fitues”, tha Luis Enrique mes të tjerash.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?