La Liga e futbollit në Spanjë po zhvillon raundin e dytë në mesjavë. Mbrëmjen e të mërkurës Real Madridi fitoi 4-1 kundër Real Sociedadit në 'Bernabeu', teksa tre nga golat e 'Galaktikëve' u shënuan nga Kylian Mbappe.
Ekipi i Jose Mourinhos gjeti epërsinë pas 40 minutash lojë. Valverde pasoi bukur për Mbappe, me francezin që e ndali sferën në trekëndësh. Katër minuta më vonë Sociedadi barazoi me Luka Sucic, për ta mbyllur 1-1 pjesën e parë.
Fraksioni i dytë vijoi me Realin më kërkues. Do të ishte sërish Kylian Mbappe që do gjente golin e dytë në minutën e 60-të, këtë herë me asistin e Bellingham. Mesfushori anglez asistoi edhe për Vinicius në minutën e 68-të, teksa 'Galaktikët' siguruan tri pikët. Në minutën e 80-të Kylian Mbappe do të kurorëzonte një mbrëmje speciale me golin e tretë personal dhe të katërtin për Real Madridin.
Me gjashtë pikë pas dy raundeve të para, Real Madridi prin renditjen në La Liga, ndërsa Barcelona luan ndeshjen e saj sot në orën 21:00, në 'Camp Nou' kundër Bilbaos.






Komente
Komento