ITALI - Roma mban gjallë shanset për kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi këtë të shtunë mposhti bindshëm 0-2 në transfertë Bolognan falë golave të Malen dhe El Aynaoui në pjesën e parë. Kjo ishte fitorja e parë jashtë fushe për verdhekuqtë në Serinë A që nga muaji janar.
Roma e nisi takimin në sulm dhe gjeti golin shumë shpejt. Në minutën e 7-të, Neil El Aynaoui asistoi për Donyell Malen, i cili goditi bukur dhe sfera u ndal në rrjetë. Pas avantazhit, skuadra e Gasperinit vazhdoi të rrezikonte me Malen që ishte vazhdimisht një kërcënim për Bolognan.
Goli i sigurisë erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Malen dërgoi një krosim të shkëlqyer në zonë, ndërsa Neil El Aynaoui e dërgoi topin në rrjetë për avantazhin e dyfishtë.
Me këtë tri pikësh Roma shton presionin mbi Juventusin për një vend në zonën Champions sezonin e ri.
Komente







