LEZHË- Babë e bijë kanë gjetur vdekjen pas një aksidenti tragjik në aksin Lezhë–Kakarriq. Automjeti me të cilin po udhëtonin, ka përfunduar përmbys në një kanal me ujë dhe për pasojë babë e bijë humbën jetën.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ata punonin në kampin e emigrantëve në Gjadër dhe pas pune po ktheheshin në banesë kur janë përfshirë në aksidentin tragjik. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur që në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes së 25 prillit.
Kanë qenë familjarët ata që të shqetësuar për mungesën e kontaktit, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre. Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, policia ka konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave.
Vetëm ditën e premte u regjistruan 6 aksidente, ku 3 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur.
Komente










