Serie A e futbollit në Itali nisi të premten me raundin e 27-të. Në stadiumin 'Ennio Tardini' Parma barazoi 1-1 kundër Cagliarit. Goli i miqve me autor Michael Folorunsho ka bërë xhiron e mediave.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa duhej minuta e 63-të që dueli të zhbllokohej nga Cagliari. Michael Folorunsho mori një pasim nga Liteta, e udhëhoqi topin dhe lëshoi një të djathtë të fortë diagonale nga afro 35 metra për të befasuar portierin Corvi dhe ndalur sferën në katërkëndësh.

Më pas Parma u hodh në sulm dhe barazoi me Gaetano Oristanio duke bërë që të dyja klubet të ndanin nga një pikë. Me 33 pikë Parma mban vendin e 11-të, ndërsa Cagliari me 30 pikë mbetet në pozitën e 13-të. Për miqtë në stol qëndroi gardiani i kombëtares shqiptare, Alen Sherri.

Serie A vijon sot me tre ndeshjet e radhës. Como - Lecce nis në orën 15:00, Verona - Napoli në orën 18:00 dhe Inter - Genoa në orën 20:45.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Shkurt, 21:54

    Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?