Bundesliga gjermane e futbollit e nisi me spektakël raundin e 16-të. Të premte në Frankfurt, vendasit e Eintracht barazuan 3-3 kundër Dortmundit në një ndeshje që dhuroi emocione të forta deri në sekondat e fundit.

Dortmundi kaloi dy herë në epërsi, por rrezikoi që në fund të dilte pa pikë. Verdhezinjtë e Niko Kovac kaluan në avantazh pas vetëm dhjetë minutave lojë me golin e Maximilian Beier, para se vendasit të barazonin me penalltinë e Yilmaz Can Uzun.

Fraksioni i dytë solli sërish epërsin e Dortmundit me Nmecha në minutën e 68-të, por Eintracht nuk u dorëzua dhe barazoi me Ebnoutalib tre minuta më vonë. Fundi ishte emocionues pasi Eintracht mori epërsinë 3-2 në minutën e dytë shtesë falë golit të Dahoud, por Carney Chukwueme barazoi rezultatin 3-3 vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.

Me 33 pikë Dortmundi mban vendin e dytë, tetë pikë pas Bayern Munich (një ndeshje më pak) kryesues. Eintracht me 26 pikë mbetet në pozitën e shtatë.

Këtë të shtunë Bundesliga gjermane ka në program katër sfida, pasi duelet St. Pauli - RB Leipzig dhe Werder Bremen - Hoffenheim janë shtyrë për shkak të dëborës së dendur që ka 'pushtuar' një pjesë të Gjermanisë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?