GJERMANI, Berlin - Pas titullit kampion në Bundesligë, Bayern Munich ia doli që këtë sezon të fitonte edhe Kupën e Gjermanisë duke bërë dopietë trofesh. Për të arritur këtë, ekipi i Vincent Kompany mposhti të shtunën 3-0 Stuttgartin në finalen e ' Olympiastadion'.

Heroi i takimit për Bayernin ishte Harry Kane i cili shënoi të tre golat e ndeshjes. Sulmuesi anglez e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 55-të, ndërsa dhjetë minuta para fundit të sfidës 'vulosi' triumfin e të tijve me golin e dytë. Ndërkohë, në shtesën e dytë kishte vend edhe për golin e tretë nga 11 metërshi.

32-vjeçari anglez sheh sezonin më të mirë në karrierë, pasi në 51 ndeshje ia ka dalë që të shënojë 61 gola. Tanimë Kane 'kërcënon' rivalët në Kupën e Botës, teksa do të jetë udhëheqësi i sulmit të Anglisë në turneun që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Kështu, Bayern Munich ia del të fitojë Kupën e Gjermanisë për herën e 21-të në histori. Ky trofe për ta mungonte prej gjashtë vitesh.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Maj, 22:10

    Si ju duket rizgjedhja e Berishës në krye të PD pa garë?