BRIGHTON, Angli - E diela e Premier League në futbollin anglez nisi me surpriza. Në "Amex Stadium", vendasit e Brighton fituan 2-1 me përmbysje kundër Manchester Cityt. Ekipi i Pep Guardiolës sheh dy humbje radhazi pas tre javëve të para të sezonit.
Ndeshja nisi me kujdesin e dy skuadrave për mos pësuar. Paçka një mbrojtjeje të mirë të Brighton, Haaland do përfitonte nga pasimi i Marmoush dhe në minutën e 34-t do kalonte Man. Cityn në epërsi, për ta mbyllur 0-1 pjesën e parë.
Nisja e fraksionit të dytë i gjeti vendasit me tjetër 'marsh'. Duhej veterani James Milner që të vendoste ekuilibrat në minutën e 67-të nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë gol, Milner i cili është 39 vjeç bëhet lojtari më i vjetër që shënon një penallti në Premier League.
Festa nuk u ndal me kaq pasi tifozët e Brighton do 'çmendeshin' nga gezimi vetëm një minutë nga fundi i takimit. Duhej shqiptari që luan për U-21 e Gjermanisë, Brajan Gruda, i cili do shënonte golin me vlerën e tri pikëve pas asistit të Mitoma në minutën e 89-të. Gruda 'uli në tokë' mbrojtësin dhe portierin e Cityt për të shënuar një gol të bukur.
Sukses fantastik për Brighton që sheh të sigurojë tri pikët e para këtë sezon të ri. Në ndeshjen tjetër, Nottingham u mposht 0-3 në shtëpi nga West Ham me golat e Bowen, Lucas Paqueta dhe Wilson në shtatë minutat e fundit të sfidës.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Dhjetor, 14:09
Si ka qenë 2025-a për ju?
-
Vit i mirë
41%
-
Vit i keq
32.2%
-
Njësoj
26.8%
Vota total: 183
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Gjashtë fitore radhazi, Man.City likuidon 1-2 Nottinghamin në udhëtim dhe merr kreun e Premier League
27 Dhjetor, 15:35
-
VIDEO/ Manchester United rikthehet te fitorja, mposht 1-0 Newcastle dhe kap zonën evropiane
27 Dhjetor, 09:48
-
VIDEO/ I mjaftojnë vetëm katër minuta lojë, Anis Mehmeti shënon supergol në Angli
27 Dhjetor, 08:56
-
Emigranti shqiptar i shpëton deportimit nga Anglia: E dashura ime nuk jeton dot në Shqipëri!
26 Dhjetor, 16:50
-
I kërkonte Franca, dy ‘skifterët’ shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin ‘Rolex’ në këmbë
25 Dhjetor, 14:24
-
GOLAT/ Arsenali i falet penalltive, fiton kundër Crystal Palace dhe gjen Chelsean në gjysmëfinalen e Carabao Cup
24 Dhjetor, 11:09
-
Dramë për Alexander Isak, sulmuesi operohet dhe mungon gjatë për Liverpoolin
23 Dhjetor, 13:34
-
VIDEO/ Manchester City shtatë fitore radhazi, 'shkërmoq' 3-0 West Hamin
21 Dhjetor, 12:45
-
GOLAT/ Arsenali i falet një goli për kreun e Premier League, Man. City pa rivalë! Liverpooli kthehet 'në shina' (Renditja)
21 Dhjetor, 12:41
-
Gol pas 2 vitesh në Premier League, Armando Broja ndëshkon serbin e Bournmouth! 1 pikë shprese për Burnley-n (VIDEO)
20 Dhjetor, 18:00
-
GOLAT/ Spektakël në Premier League, Newcastle dhe Chelsea barazojnë 2-2
20 Dhjetor, 15:54
-
GOLAT/ Manchester City fiton 2-0 kundër Brentford dhe kalon në gjysmëfinalet e Carabao Cup, mësohen çiftet e turit të radhës
18 Dhjetor, 11:10
Kurse Bild shkruan, Gjermani Gruda shkelqen. Hause merre vesh tani
PërgjigjuLuan si sulmues kryesor me kombetaren gjermane ! Kam msndimin qe do jete Klose i se ardhmes