ANGLI - Premier League e futbollit nisi këtë të shtunë me raundin e 36-të. Në 'Anfield Road' vendasit e Liverpoolit barazuan 1-1 kundër Chelseat në një ndeshje me shumë raste. Përpara këtij dueli, Chelsea kishte gjashtë humbje radhazi, të cilat sollën edhe shkarkimin e trajnerit Liam Rosenior më 22 prill. Nga ana tjetër, për Liverpoolin kjo është ndeshja numër 19 që nuk fitojnë këtë sezon.

Sfida nisi mirë për vendasit, që të karikuar nga tifozët panë drejt portës së Jorgensesn. Në minutën e gjashtë, një pasim i Rio Ngumoha u shfrytëzua mirë nga Gravenberch i cili tundi rrjetën dhe i dha epërsinë Liverpoolit.

Chelsea 'u zgjua' dhe kërkoi golin e barazimit i cili erdhi brenda pjesës së parë. Në minutën e 35-të Fernandez hodhi një krosim në zonë nga zhvilimet e një goditje dënimi, me sferën që nuk u devijua nga askush dhe përfundoi në portën e Mamardashvilit.

Pjesa e dytë solli disa raste për Liverpoolin, që edhe pse me Isak dhe Chiesan në fushë nuk mundën të merrnin tri pikë përpara tifozëve të tyre. Me 59 pikë Liverpooli mbetet ne vendin e katërt, ndërsa Chelsea me 49 pikë në vendin e nëntë, dy pikë pas Brentford që për momentin merr një biletë për në Conference League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 9 Maj, 13:00

    PS propozon masa më të ashpra për shoferët e dehur e ata të rinj, si iu duket?