ANGLI - Premier League e futbollit në Angli nisi të premte me raundin e 28-të. Në stadiumin 'Molinux' ishin vendasit e Wolves që fituan 2-0 kundër Aston Villas, paçka se miqtë nga Birminghami mbajnë vendin e tretë dhe janë surpriza e këtij sezoni. Wolves ka vetëm dy fitore dhe me 13 pikë mbetet në vendin e fundit, 14 pikë larg zonës së mbijetesës.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa duhej minuta e 61-të që Joao Gomes të shënonte golin e parë për vendasit. Pas golit të pësuar Aston Villa u hodh e gjitha në sulm, por 'Ujqit kafshuan' për herë të dytë me Rodrigo Gomes në shtesën e ndeshjes, me mbrojtësin që ishte futur në fushë vetëm pesë minuta para golit.

Me 13 pikë Wolves mbetet në vendin e fundit, por sheh 'dritë në fundin e tunelit' me fitoren e dytë këtë sezon. Aston Villa me 51 pikë vijon të jetë në vendin e tretë, por në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore.

Këtë të shtunë do zhvillohen pesë ndeshjet e radhës në kuadër të raundit të 28-të në Premier League, teksa spikat Liverpool - West Ham (16:00) dhe Leeds - Manchester City (18:30).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Shkurt, 21:54

    Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?