WOLVERHAMPTON, Angli - Premier League, futbolli elitar në Angli zbriti në fushë mbrëmjen e të mërkurës. Wolves barazoi 2-2 kundër Arsenalit për llogari të raundit të 31-të, ndeshje e cila u përshpejtua për shkak se Arsenali luan në finalen e Carabao Cup kundër Man. Cityt më 22 mars.
Wolves që mban vendin e fundit në Premier League dhe me 17 pikë larg nga zona e shpëtimit të sezonit, ia doli t'i merrte një pikë në shtëpi kryesuesve të Arsenalit, me këta të fundit që nuk mundën të mbanin epërsinë e dy golave.
Ishte Arsenali që kaloi në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë në 'Molinux' me golin e Bukayo Saka. Një harkim në zonë i Declan Rice bëri që Saka të devijonte bukur me kokë dhe të mposhtte gardianin Sa. Edhe fillimi i pjesës së dytë foli për miqtë nga Londra, që dyfishuan me Piero Hincapie.
Megjithëse me dy gola të pësuar, 'Ujqit' vendas nuk u dorëzuan dhe fillimisht shkurtuan me Bueno në minutën e 61-të, para se Edozie të barazonte ndeshjen për 2-2 në shtesën e katërt të ndeshjes.
Arsenali merr barazimin e dytë radhazi në Premier League, por me 58 pikë vijon të mbetet në vendin e parë të klasifikimit. Ndërkohë Man. City ndjek me 53 pikë dhe me një ndeshje më pak. Wolves me vetëm dhjetë pikë mbajnë pozitën e fundit në renditje (20) dhe ndodhet plot 17 pikë larg nga Nottinghami i vendit të 17-të që për momentin nuk rrezikon rrëzimin në Championship.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.5%
-
Jo
34%
-
Nuk kam mendim
11.5%
Vota total: 1779
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Tottenham shkarkon trajnerin Igor Tudor pas vetëm 44 ditësh nga emërimi
30 Mars, 15:25
-
Trafikonin emigrantë me kamionë drejt Anglisë për 11 mijë paund, dënohen tre shqiptarët (EMRAT+VIDEO)
28 Mars, 15:22
-
Nesër ndryshon ora, akrepat lëvizin 60 minuta para! Flemë më pak, por ditët me diell zgjasin më shumë
28 Mars, 12:39
-
Miqësoret/ Spanja i shënon 3 gola Serbisë, ndalet Anglia! Holanda përmbys 2-1 Norvegjinë
28 Mars, 12:03
-
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen të gjithë pasagjerët (VIDEO)
22 Mars, 17:04
-
Ra nga kati i 12-të, punëtori 19-vjeçar shqiptar humb jetën në Londër ndërsa kompania e ndërtimit gjobitet me 42 mijë paund
22 Mars, 13:14
-
Premier League/ Liverpooli tre ndeshje radhazi pa fitore, Brightoni e mposht 2-1! Vendos dopieta e Danny Welbeck
21 Mars, 15:55
-
Vështirësitë e një kampioni, Granit Xhaka me lot në sy: Në fëmijëri rrinim 18 orë në ditë pa prindërit, mbaja çelësin e shtëpisë që 4 vjeç
21 Mars, 08:23
-
Premier League/ Dramë për Manchester United, Bournemouth e ndal 2-2! Harry Maguire shkakton penallti dhe merr karton të kuq
20 Mars, 22:58
-
Champions League/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale, datat dhe oraret e sfidave
19 Mars, 10:28
-
Champions League/ Mbyllet faza e 1/8-ave, mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Më tej Barça, Bayern, Liverpool dhe Atl. Madrid
18 Mars, 22:54
-
Champions League/ S’ka mrekulli në Angli, eliminohen Man. City dhe Chelsea! Në çerekfinale kalojnë Real Madridi, Arsenali, PSG e Sportingu i Lisbonës
17 Mars, 22:52