Ashtu si kurse në çdo eveniment ku yjet e Hollywood marrin pjesë, edhe kjo ceremoni e ndarjeve të çmimeve të "Golden Globe" u shoqërua me disa "episode të shëmtuara".

Ndoshta kjo është një formë që zgjedhin të bien në sy yjet në tapetin e kuq, ku konkurrenca mes tyre është shumë e fortë. E thënë kjo pasi nuk mund të konceptohet ndryshe veprimi i aktores Lola Kirke e cila është paraqitur në tapetin e kuq me sqetullat e pa depiluara.

Kjo gjë duket që nuk i ka bërë aspak përshtypje pasi Kirke ka ngritur duar me kast në sfilatën e saj "për të rregulluar" flokët.

Gjithashtu një moment jo i këndshëm për modelen Emily Ratajkowski pasi teksa pozonte për fotografët e pranishëm, është treguar e pakujdesshme me fustanin e saj me një të çarë.

Për këtë arsye të brendshmet e Ratajkowskit janë bërë pjesë e fotove të fotografëve që kanë tërhequr shumë vëmendjen në këtë ceremoni të ndarjeve të çmimeve. 

[gallery]20485[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)