Bazuar më shqetësimet e banorëve, policia e Kavajës ka konstatuar një lokal në Golem, ku kishte muzikë në tejkalim të nivelit dhe të orarit të përcaktuar.

Uniformat blu kanë nisur hetimin në gjendje të lirë për administratorin e lokalit ndërsa kanë sekuestruar edhe disa pajisje që gjeneronin muzikë.

Ka nisur hetimi në gjendje të lirë për administratorin e lokalit, shtetasin E. A., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe për shtetasin A. M., 35 vjeç,  banues në Tiranë, pasi ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të mos sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikë, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit.