Një inspektor i Tatimeve është goditur me grushta në fytyrë ndërsa ishte duke kryer detyrën e tij, kontrollin e bizneseve në Golem. O.B, 32-vjeç me detyrë inspektor tatimor, i ka kërkuar kuponin pronarit të biznesit, Tafjon Morina, 24-vjeç, por si përgjigje ka marrë grushta në fytyrë dhe ka përfunduar me hemoragji në Spitalin e Traumës Tiranë.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj inspektorit të hetimit tatimor në detyrë. Pas ngjarjes policia ka vënë në pranga pronarin e subjektit, Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem, Kavajë.
Njoftimi i Ministrisë së Financave:
Një incident është shënuar ditën e diel në zonën e Golemit gjatë ushtrimit të detyrës nga grupi i inspektorëve të Sektorit të Zbatimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor.
Grupi i punës i përbërë nga inspektorët M.S, G.C dhe O.B u paraqit për të kryer kontroll në subjektin “Fatime Morina”, në zonën e Golemit, pranë “Pishave të Buta”. Gjatë kontrollit u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në fushën e shërbimit, pa lëshuar kupon tatimor, shkelje e përsëritur nga subjekti në fjalë, në kundërshtim me ligjin 9920 ( I ndryshuar) neni 122, pika 1, gërma b(ii).
Referuar kësaj shkelje, inspektorët e zbatimit informuan subjektin për penalizim me masën bllokim aktiviteti për 30 ditë kalendarike. Gjatë kryerjes së procedurave nga inspektorët, ata kanë hasur në rezistencën e pronarit të subjektit, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj inspektorit O.B. duke e goditur në fytyrë, goditje e cila i ka shkaktuar inspektorit frakturë dhe hemoragji në hundë dhe sy.
Si rrjedhojë e kësaj ngjarje, u njoftuan forcat e Rendit. Inspektori u dërgua fillimisht për mjekim pranë spitalit të Durrësit dhe më pas u dërgua për trajtim më të specializuar pranë spitalit Ushtarak në Tiranë. Inspektorët e zbatimit, po kryenin kontrolle në zonë në zbatim të planit të masave për sezonin turistik veror.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë dëshiron të përsërisë mesazhin e qartë se të gjithë strukturat tatimore të zbatimit dhe terrenit, mbeten të angazhuar për të vijuar zbatimin rigoroz të planit të masave për sezonin turistik. Beteja kundër informalitetit është beteja jonë e përbashkët me sipërmarrjen e ndershme, në favor të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
Njoftimi i policisë:
Goditi për shkak të detyrës Inspektorin e Hetimit Tatimor, arrestohet menjëherë nga Policia e Shtetit.
Më datë 01.07.2018, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin :
- Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem, Kavajë (pronar i një subjekti).
Ai, pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, konstatuar me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Hetimit Tatimor.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit Morina, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
aq mir ja ka bere sa ska o te kerkohet kupon te te gjith subjektet ose te asnjeri .te me dale nje tatims e te me thoje qe x subjekt i leshon te gjith kuponat tatimore asnje nuk oa ne gjith shqiperine dhe keta tatimorsat moter **** shkojne betem per te marre lek e jo per te bere detyren . detyra duhet zbatiar te te gjith njelloj dhe jo lere kete lere ate. tja kishte care kafken fare ati zgjebsit
PërgjigjuTe lumte dora lale.
Përgjigju